• |
ide | kryesore

“Në futboll nuk ka dhurata”: Bajrami kundërshton “lënien” e ndeshjes nga Spanja dhe bëhet gati për luftë

F1, Sport, Video
Bajrami


“Spanja ka kualitet, a luan ekipi i parë ose i dytë kjo nuk ka rëndësi sepse ato të gjithë kanë kualitet. Nuk e kemi analizuar akoma ndeshjen, por Jamal, Morata dhe Ruiz janë më të fortit”. Nedim Bajrami, autori i golit më të shpejtë në historinë e Europianëve, është gati për sfidën dhe tregon cilët nga lojtarët e kombëtares së De La Fuente duhen patur kujdes. Bajrami po bën një Euro 2024 shumë të mirë dhe ndihet gati për sfidën e fundit. “Me Spanjën duhet të japim maksimumin, për fitoren duhet të shfrytëzojmë çdo rast sepse po luajmë me një kompeticion të madh dhe duhet të jemi më cinik te goli”.

ASNJË DHURATË…

Me vendin e parë të sigurtë, adhuruesit futbollit “underground” besojnë se Spanja do të tolerojë ndeshjen e fundit, duke qenë pa objektiv. Një mendim që Bajrami e kundërshton fort: “Në futboll nuk ka dhurata, duhet të fokusohemi te loja jonë, duhet të japim maksimumin dhe të mund të shënojmë sa më shumë. Besoj se jemi duke luajtur një Europian me skuadra shumë të forta. Për mua nuk ka ekip të parë të dytë ose të tretë sepse të gjithë kanë kualitet. Lojtarët që do të hyjnë në fushë duhet të bindin trajnerin po ne do bëjmë lojën tonë dhe do të luftojmë për çdo top”.

Lexo më tejVideo/ Jam tifoz i Real, por do t’i mund në fushë”: Arbër Hoxha do fanellën e titullari ndaj Spanjës

Bajrami e ka të qartë mënyrën e lojës që do të përpiqet të diktojë Spanja, cilido nga lojtarët të zbresë në fushë në ndeshjen e fundit: “Spanja ka për të bërë shumë presion dhe në kundërsulm duhet të jemi më konkret. Me Italinë dhe Kroacinë i patëm rastet, por tani me Spanjën duhet t’i konkretizojmë me gola. Besoj se presion çunat nuk kanë më sepse është ndeshja e tretë. Ne nuk jemi Spanja ose Franca që kemi shumë raste. Si Shqipëri të vish këtu dhe t’i bësh dy gola Kroacisë dhe një gol Italisë për ne është arritje e madhe”.



2 Comments

  1. Askush nuk te fal por nga ne kerkohet vetem futboll shum shum i ashper. Le te marrim 2-3 kartona te verdhe ne 10 minutat e para. Por ta kuptojne qe shqipria ska chumbet dhe yjet e spanjes do humbasin ndeshjet e tjera te europianit nga demtimet. Asnje rrug tjeter nuk ka. Ne rast se spanja nuk fut asnje yll atere eshte tjeter muhabet dmth loje normale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *