• |
ide | kryesore

Roberto Baggio rrëfen 40′ e terrorit: “U godita sepse mbrojta familjen. Nuk ndjej dhimbje, vetëm tërbim”

Sport
Baggio


“Sapo kishte filluar pjesa e parë e ndeshjes. Papritur u gjenda përballë këtyre individëve me kapuç. Mendova se ishin vetëm dy prej tyre, ndaj u përballa me ta”. Kështu tregon ngjarjen e rëndë Roberto Baggio, i cili mban një fasho të madhe në kokë për të mbuluar qepjet, pas grabitjes brutale që pësoi në shtëpi bashkë me familjen. Ish-kampioni shtoi: “Unë u përpoqa t’i godisja për të mbrojtur gruan dhe fëmijët, por më pas erdhën edhe të tjerët. Fillimisht dy të tjerë, pastaj një i pestë. Për më tepër, pashë që jashtë ishte një person tjetër, roje. Më paralizuan dhe përfundova në tokë, nuk mund ta harroj atë ndjesinë e pafuqisë. Tani nuk ndjej frikë, por vetëm tërbim”.

“Në rrethana të ngjashme çdo gjë mund të ndodhë, e për fat të mirë dhuna e pësuar solli vetëm disa qepje, mavijosje dhe shumë frikë”, vijoi rrëfimin e tij kampioni për Repubblica, pa e fshehur habinë e tij për metodën. “Sulmi ishte i shpejtë rrufe, tani do të forcoj më tej sistemet e zbulimit në të gjithë perimetrin”.

Lexo më tej: Zbulohen detajet e agresionit ndaj Roberto Baggio: gjashtë persona, armë, gjak e pengmarrje në një dhomë

Në Altavilla Vicentina mbërriti edhe Diego Fabbi, vëllai i gruas së Roberto Baggio, Andreina. “Ne folëm gjerësisht, por motra ime nuk donte ta kujtonte të gjithë dinamikën, sepse ajo është ende shumë e tronditur – tha ai -. Ata ishin të gjithë duke parë ndeshjen së bashku dhe për fat të keq ishte edhe nëna ime. Nuk kanë arritur ta kuptojnë se nga hynë. Ajo që është e sigurt është se e kanë rrahur shumë fort”.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *