• |
ide | kryesore

Berisha i mbylli derën e PD/ Basha: Rama i dha vulën në këmbim të pushtetit

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha


Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi në një intervistë televizive se Lulzim Basha i ka të mbyllura dyert për t’u përshirë në grupin e PD. “Ka deputetë që po kthehen dera është e hapur. Basha i ka mbyllur vetes çdo derë veç asaj të banesës së turpit. Ai është një nga përgjegjësit për të gjithë procesin e instalimit të narkodiktaturës nga Rama sepse i hapi rrugën të veprojë në këtë mënyrë. Deputetët e tjerë e kanë derën e hapur”, u shpreh ai.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Lulzim Bashës. Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se ish-kryeministri po përdor demokratët për t’u mbrojtur nga drejtësia, SHBA dhe Britania e Madhe. Sipas tij, pazari i Berishës me Edi Ramën, për t’i lënë këtij të fundit pushtetin është goditja më e rëndë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.

“E kuptoj që Sali Berishës i ka mbetur vula në dorë dhe i duhet të rishpik armiq të jashtëm e të brendshëm. Pazari me Ramën për t’i lënë atij pushtetin, është goditja më e rëndë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. Asnjë mashtrim nuk e mbulon dot këtë pazar të turpshëm. Sot nuk ka shqiptarë që nuk e di që vula e PD-së u përdor si plaçkë në pazarin e radhës mes Ramës dhe Berishës. 

Berishës i duhet vula për t’i përdorur demokratët që ende i shkojnë nga pas si mburojë para drejtësisë, SHBA-së dhe Britanisë se Madhe, ndërsa, në këmbim, Rama mban pushtetin për të shtyrë llogaridhënien për korrupsionin që ka mbërthyer për fyti Shqipërinë.

Prandaj dera e shtëpisë politike të Berishës nuk është dera e demokratëve, por e hallexhinjëve të SPAK-ut dhe të dëshpëruarve për një karrige. Ajo nuk është dhe as nuk do të jetë dera ime dhe as rruga e demokratëve dhe shqiptarëve që duan ndryshim” – tha Basha. /LAPSI.al


11 Comments

  1. Akoma ky idiot vazhdon me çmendurisë e tij.
    Akoma ëndërron dhe kujton se me të vërtet e beson njeri. Erdhi nga hiçi dhe atje po përfundon.
    Dhe mosmirënjohës Akoma për atë çka bërë Berisha për të. Shan e shpif se kujtonte se do bëhej pjesë përsëri në PD.

  2. O brave po ti i dhe bythen Taulant Balles te shtepia e Desada Metes o kaqol !
    I ke bere dhurate pushtetin lokal ne 2019 partise fashiste,socialiste e zoti te vrafte ty,familjen e shofte rodin tend pergjithmone o tradhtar i ndyre.
    Opozita ka emer ne kete vend dhe quhet Partia Demokratike e Shqiperise me Sali Berishen ne krye qe nuk shitet e nuk blihet o letyre ti e ata qe te suportojne ty per llogari te edi rames,ti je harruar tashme,ik pallo violeten tani se ajo te ka ngelur !!!!

  3. Per çfare i duhet shqiptareve PD e Berishes? Sa ishte ne pushtet rregulloi financiarisht Berishen e kompani e sot e falementuar, e diskritituar, e turperuar ne radhe te pare nga Berisha si abuzues e perfitues nga pushteti eshte kthyer ne nje salle kinemaje te kohes se Enverit ku çfaqeshin vetem filma kinez me kryetarin Mao.

  4. Kur Berisha I thote Lulit larg nga PD, e ka peshuar mire peshen e tij electorate si dhe ka zbukuar qellimet e tij per shkarerrimin e PD .
    Luli e thote vete se nuk lufton per karrige , por fatkeqsisht pushteti ushtrohet npm karriges, se ne te kundert pa karrige ngelesh pa pushtet, dhe pa pushtet nuk ta var njeri. Ngelesh thjesht “Lul”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *