• |
ide | kryesore

ESPN: Shqipëria, kundër të gjitha parashikimeve në “grupin e ferrit”

Arkiva, Sport
Shqipëria


E vendosur në një nga grupet më të frikshme të Euro 2024, Shqipëria shkon në ndeshjen e saj të fundit të kësaj fazë kundër Spanjës të hënën me një fije shprese për të arritur në raundet me eliminim të drejtpërdrejtë për herë të parë në historinë e saj.

Pas humbjes së ngushtë ndaj Italisë dhe barazimit me Kroacinë, një fitore kundër skuadrës spanjolle që tashmë udhëheq grupin dhe që pritet të ndërrojë skuadrën e saj do të vuloste kalimin e tyre në 16-she. Madje edhe një barazim mund të mjaftonte nëse Kroacia dështon të mposhtë Italinë dhe rezultatet në grupet e tjera shkojnë në favor të tyre, duke i lejuar ata të përparojnë si një nga ekipet më të mira të vendeve të treta me 2 pikë.

Do të përfaqësonte një arritje të jashtëzakonshme për një komb me një popullsi prej rreth 2.8 milionë banorësh që paraqitet në Kampionatin e tyre të dytë Evropian. E vendosur mes Kepit të Gjelbër dhe Burkina Fasos në vendin e 66-të të renditjes së FIFA-s, vetëm Gjeorgjia renditet më poshtë se Shqipëria në këtë turne, megjithatë këto dy skuadra kanë ofruar argëtimin më të madh në Gjermani deri më tani.

E grupuar së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, të cilat bëjnë pjesë në top 10-shen e renditjes së FIFA-s, Shqipëria shihej e eliminuar në mënyrë të kuptueshme. Megjithatë, sapo filloi të luajë futboll, u bë shpejt e qartë se ata do të kishin një rol për të luajtur në Grupin B. Atyre iu deshën vetëm 23 sekonda për të shënuar kundër Italisë në ndeshjen hapëse. Nedim Bajrami shënoi golin më të shpejtë të historisë së Kampionatit Evropian për meshkuj. Italia luftoi për të fituar 2-1, por ishte një paraqitje që krijoi besimin tek Shqipëria se edhe e pamendueshmja ishte e mundur.

Më shumë se 50 mijë tifozë të Shqipërisë morën pjesë në atë ndeshje në Dortmund. Ulërimat sa herë që Bajrami apo Jasir Asani kapnin topin dhe tentonin të vraponin kundër kundërshtarëve të tyre italianë shtonin emocionin dhe ndjenjën e çdo gjëje të arritshme.

Ishte ndoshta ajo mbështetje dhe besim që i shtyu ata në një barazim kundër Kroacisë në ndeshjen e tyre të dytë. Kroacia shënoi 2 herë për të përmbysur golin e parë të Qazim Laçit, por Shqipëria nuk u mposht dhe shënoi golin dramatik të barazimit në minutën e 95-të me anë të Klaus Gjasulës, i cili më herët kishte shënuar autogol pasi hyri si zëvendësues. Ishte goli i tretë i Shqipërisë në finale. Vetëm Gjermania, Portugalia, Spanja dhe Zvicra shënuan më shumë se 2 gola ndeshjet e para të grupit.

Ky gol hapi rrugën për festime të çmendura në Hamburg, ku u luajt ndeshja, në kryeqytetin shqiptar të Tiranës dhe në qytete të tjera gjermane ku mbështetësit ose jetojnë ose kanë ngritur bazat e tyre për finalet. Në Dyseldorf, ku do të përballen të hënën me Spanjën, qindra tifozë të veshur me flamuj kuqezi performuan valle tradicionale shqiptare me një daulle për të festuar rrafshuesin e Gjasulës.

Festa do të ishte edhe më e madhe nëse ata do të kishin arritur të siguronin fitoren e tyre të dytë në një Europian. Fitorja e tyre e vetme e mëparshme ishte kundër Rumanisë në Euro 2016. Tani fitorja e dytë dukej e mundur teksa Kroacia ishte e lëkundur.

“Në minutat e fundit ne patëm mundësi për të fituar ndeshjen dhe, nëse do të kishte pasur më shumë minuta, mund të kishim bërë më shumë”, – tha trajneri i Shqipërisë, Sylvinho. Për Shqipërinë do të thotë shumë të jesh në Gjermani. Madje, kryeministri Edi Rama ka pezulluar punën në parlamentin e vendit për 10 ditë për të mundësuar që më shumë se 100 ministra dhe deputetë të marrin pjesë në ndeshjet kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

LEXO EDHE: “AS”: Skandal në Shqipëri, Europiani paralizon politikën e vendit

Nga skuadra aktuale, vetëm 8 lojtarë kanë lindur në Shqipëri. 5 kanë lindur në Zvicër dhe të tjerët në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Maqedoni, Kosovë dhe Angli. Janë ndoshta lidhjet me Italinë që janë më të fortat.

10 nga 26 lojtarët shqiptarë që janë në Gjermani luajnë në Itali, 9 prej tyre luajnë në Serinë A, duke përfshirë yllin, mesfushorin e Interit, Kristjan Asllani. Një nga gjuhët dominuese brenda dhomës së zhveshjes është italishtja. Emra të tjerë të shquar përfshijnë ish-sulmuesin e Barcelonës, Rey Manaj dhe sulmuesin e lindur në Chelsea Slough, Armando Broja, por është një ekip që shkëlqeu si grup në kualifikimin për turne.

LEXO EDHE: Dy bileta për Hamburg/ Begaj dhe Balla sajojnë vizita shtetërore në Gjermani

Trajneri dhe ish-lojtari i Brazilit, Sylvinho, i ndihmuar nga ish-shoku i tij i skuadrës në Manchester City, Pablo Zabaleta, preferon ta vendosë ekipin në një formacion 4-3-3, duke luajtur në kundërsulm. Ata humbën vetëm një herë në 8 ndeshje për t’u kualifikuar përpara Çekisë dhe Polonisë. Kur Edi Rama po rritej nën sundimin represiv të Enver Hoxhës në Shqipërinë komuniste, ai shikonte Kupën e Botës në 1982 në atë që ai e quajti një “rrjet i errët” i operuar nga RAI, transmetuesi shtetëror italian. Ai thotë: “Futbolli ishte imazhi i një bote tjetër për ne, shansi për të parë një pasqyrë në lëvizje, një ëndërr e ndaluar”.

Për brezat e rinj, ajo ëndërr nuk është më e ndaluar. Goli i hershëm i Bajramit dhe goli i vonë i Gjasulës janë momente historie dhe frymëzimi. Skuadra aktuale mund të përfitojë nga shkolla e futbollit e të gjithë Evropës, por shpresa është që momente të tilla të nxjerrin më shumë talente vendase në vitet e ardhshme.

Mund të ketë ende momente të tjera të mëdha duke ardhur. Shqipëria duhet të mbyllë punën e saj në Düsseldorf kundër një prej skuadrave më të mira të turneut deri më tani, por Spanja tashmë ka siguruar vendin e parë në Grupin B dhe trajneri Luis de la Fuente pritet të lërë pushim lojtarët. Mesfushori Rodri do të humbasë ndeshjen për shkak të një pezullimi dhe lojtarëve të tjerë mund t’u jepet një pushim përpara raundeve me eliminim.

LEXO EDHE: “Linçimi i Hysajt”/ Çfarë tregon për shoqërinë tonë dhe VIP-at e saj

Shqipëria ka treguar ndaj Italisë dhe Kroacisë se është gati për luftë dhe do të ketë sërish pjesën më të madhe të mbështetjes kundër Spanjës në “Düsseldorf Arena”. Fakti që ata hyjnë në ndeshjen e fundit të grupit me shpresën për kalimin në raundet me eliminim është vërtetim për vendimin e shqyrtuar shpesh për të zgjeruar finalet në 24 ekipe në vitin 2016. Gjeorgjia, njëra skuadër e renditur më poshtë se Shqipëria në këtë turne, gjithashtu mund të vazhdojë të përparojë në një tjetër histori frymëzuese duke pasur parasysh dominimin e skuadrave evropiane perëndimore në futbollin për klube dhe atë ndërkombëtar.

“Jam shumë i lumtur që jemi ende në garë për të kaluar fazën e grupeve”, – tha Sylvinho përpara ndeshjes me Spanjën. “Pothuajse askush nuk besonte se ne do të ishim në gjendje të konkurronim. Disa njerëz mendonin se do të pësonim 3 ose 4 gola në çdo ndeshje, por ja ku jemi, ende në garë.” ©Marrë nga ESPN, përshtati në shqip LAPSI.al


27 Comments

    1. Po është gatetar idjot.
      Nuk ka idenë kujt i thonë shtet dhe kujt komb.
      Shteti shqiptar brenda tij ka 2.8 milion banorë dhe më pak.
      Me gjithë ata në emigrim ka të rregjistruar 4.6 milion person. Jashtë trojeve që nuk kanë shtetësi shqiptare janë shumë të tjerë dhe gjithsej arrijnë në rreth 10 milionë persona që përbëjnë kombin shqiptar.

      1. Jam kthyer ne Shqiperi, jam i izoluar dhe nuk di cpo ndodh, ndofta CIA po bene terrorizem te krijuar panik. Vertet nuk di cpo ndodhe? Romano Begeja po mbahet si ostaggio. Dukej se sot do te vinte ne Tuz por nuk erdhi .
        Dje me vodhen edhe paret ne shtepi ne tuz dhe e kane bombardare me lende nucleare e njejta gje eshte edhe ne shtepin ne Kukel .

        1. CIA me ka dhunuar motren, nipin dhe mesen qe jetojene ne Michigan , ka mundesi vajzen e dajes dhe njerez te tjere te aferme.

          1. Duket se CIA po bene terror per loje te dyfishte, si hakmarrje ndaj shqiptareve motive per te krijuar arte terrori. Kushte per te nxitur hakmarrje

      1. Adolf Hitler , Osama bin Laden

        Eva Braun , Joseph Goebbels sua moglie Magda Goebbel , le figlie: Hegla, Holdine, Heidrun, Helmut, Hildegard, Hedwig,( se non sbaglio aveva 11 figlie) ucise dai genitori.
        Hiroshima e Nagasaki
        Osama bin Laden , 11 settembre 2001
        Muhamet Ata, Abdulaziz al Omari, Satam al- Suqami, Wail al- Shihri, Harwan al- Shehlu, Mohand al- Shihri , Ahmet al- Ghamandi, Hamza al- Ghamdi, Fayez Banihammad, Hani Hanjour, Khalid al – Mihhdar, Majed Moqed, Selam al- Hazmi, Nawaf al- Hazmi, Ziad Jarrah, Ahmet al- Nami, Saeed al- Ghandi Ahmed al Hazmawi.
        11+ 19 + 2=32
        I nativi.
        Industria della morte

        Chiedo i Stati Uniti d’America di liberare Romano Begeja, Nikol Begeja, Enkelejde Begeja dhe gjithe familaret e mije.

  1. As kush nuk mundet te ushtrojne dhune dhe terror, ndaj shqiptareve. Cdo denim duhet te vije ne rruge ligjore ?
    Une jetoje me inteligensen artificiale cila mundet te shkepusi kontekste edhe te shtyra. Qe nuk jane vendime.
    Cilidi Shqiptare qe dhunohet mbrenda dhe jashte vendit nuk korrispondon normave dhe ligjeve te demokracise.

  2. Njerezit te ruhen, vala e terrorit mundet te vazhdojne , shqiptatet qe ndjehen te pasigurte jashte vendit te kthehen ne Shqiperi.

    1. Chi ha giocato così tanto, me e la mia famiglia in viaggio da Italia , USA in Europa nelle passioni della democrazia occidentale falita . Che forza di coraggio oggi! In che lingua dobbiamo parlare in inglese , francese , italiano, spagnola, arabo?

  3. Sa here qe treshja Mitaj , Ramadani dhe Asani kane qene ne forme ne kemi fituar . Te shpresojme qe edhe sot te jene ne forme dhe ne te fitojme me nje dopiete te Asanit .

  4. Rama: Kombëtarja do të dalë me kokën lart, cilido qoftë rezultati i ndeshjes.

    P.S: O Ramë, o karagjoz! Lëri pordhët me rigon sa për sy e faqe. Duhen rezultate. Mirë opozitën e NonGratës e ke lënë për ibret. Por mos vazhdo më me talljen me popullin, se ke 12 vite që ia ul kokën popullit me maskarallëqe rilindase, hajdutllëqe, nepotizma, e sidomos me oligarkët e t’u që kanë zaptuar gjthshka në këtë vend, pastrojnë para dhe zhvasin pafund fonde publike. Kujdes sidomos me oligarkët e mediave që i përdor për propagandë dhe tallje trapi kundër personazheve që s’të pëlqejnë ty.
    Ça kujtoni, se ti dhe kurvat e tua mediatike mund të talleni hapur me mundin dhe investimin e shqiptarëve? “Mos luani me zjarrin” se i dini rezultatet. Largo baxhellat nga mediat. Boll me talljet e bythës, me baxhellat që s’vlejnë 2 lekë e që i kanë marrë ato poste drejtuese duke lënë bythën ,e kushedi ç’i duket vetja. Përndryshe pasojat dihen. E vërteta do triumfojë përherë. Këtij populli i ngrihet, pavarësisht se ç’mendon ti Ramë , dhe do e tregojnë sheshet me protesta pastaj, apo me trazira . Të shohim pastaj sa të fortë jeni për të tallur bythën. Bastardë!

    1. Para se të fillonte ndeshja, Rama ka postuar në fejsbukun e tij një foto të Papa Françeskut duke bërë me duar simbolin e Shqiponjës! Më legen se ky bastardi i
      Surrelit nuk ka. Tani nxjerr mashtruesin fetar Papën!!!! Pra nxjerr mashtruesin që tregon se gjithë bota është krijuar vetëm nga dy njerëz, Adami dhe Eva , pra me inçeste. O Ramë, ma vaffanculo o palaço ! Mos harro largimin e kurvave të ekranit, lëri dobiçllëqet. Janë ata oligarkët e t’u që pastrojnë para me TV, (që mbajnë këto kurva pa vlerë si figura publike) , dhe këta oligarkë janë nën hetim nga Spaku, dhe ka zëra që Spaku nuk po bën asgjë se i pengon ti pasi ti je në bashkëpunim me këta oligarkët dhe ti u ke dhënë prona publike atyre.
      Mos na trego Papën kot se as ai s’përballet dot me të vërtetën. Prandaj derisa të vihet e drejta në vend nuk na del e keqja. Jeni mësuar me tallje ju plehra të rilindjes së bythës, ju orgjillarë leshi! Por do e shikoni që nuk do i’a hidhni dot kësaj radhe. Po s’e ke kuptuar akoma atëherë mësojeni.

      1. Ç’merreni kot me Ramën!! Ai morri Çuçin në qeveri dikur, pra dashnorin apo burrin e ish gruas. Ai atëherë akuzonte të shoqen se fëmijën e kishte me Kristaqin, të atin. Ka dhunuar gratë e tij dhe këtë e dinë të gjithë. Zahon e ka dobiç , kjo vërtetohet me një analizë ADN atësie! Vetë Rama mbahet në pushtet nga bandat dhe oligarkët. Ai është mjë mashtrues ordiner! Kryebandit.

        1. Rama nxjerr foton e Papës duke bërë me duar simbolin e Shqiponjës? Papa???!!! Vatikani nuk njeh akoma Kosovën. E kuptoni ça bastardësh janë këta fundërrina?! O Ramë o karagjoz! E keni mbushur kupën o rilindas bythe! Mirë që ke kapur shumicën e mediave, por edhe të katandisësh median, TV me ca kurva orgjillarë të paafta që guxojnë tallen!!!! O palaço qesharake !

          1. Parimet rilindase për të mbajtur kokën lart:

            1- Të jesh pederast i shoqërisë së hapur të bythës (shoqata e Sorosit).
            2-Të jesh hajdut, maskara, mashtrues, bastard, nepotik, të tallesh me popullin..
            3- Të martohesh sa për sy e faqe sikur je familjar, por ndërkohë fëmijët duhet t’i kesh dobiça.
            4-Të vjedhësh apo blesh zgjedhjet, të shtypësh popullin e ta shpopullosh në masë.

  5. Te vetmen pike qe morem (ate ndaj Kroacise) sepse ne tribune nuk ishte TERSI me te shoqen mballosur kuqezi.

  6. Fatkeqesisht Shqiperia eshte e pushtura nga SHBA, politika e tyre dihet botrisht, se eshte nxitese Sot ata po thirrin vdekjes kunder meje. Amerikanet po perdorin shqiptaret ndofta te nxjerur nga burgu me qellim qe te vrasin me plumb, nga se helmi nuk po funksionon.
    Beje njoftim se problemet tona te mbrenshme do ti zgjidhim ne Shqiptaret.
    Mos behuni vegel ne duarte e vraseve Amerikan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *