• |
ide | kryesore

Godasin sërish hαkerat iranianë, bëhen publike të dhënat e mijëra shqiptarëve

Arkiva, Lajme, Të fundit


Faqja në Telegram, “Homeland Justice” që pretendohet se u perket hαkerave iranianë, ka publikuar këtë të diel, një listë me mijëra emra qytetarësh shqiptarë.

Nga një vëzhgim që lapsi.al i bëri publikimit vërehet se në këtë listë janë të dhënat e qytetarëve si: emri, mbiemri, vendi i lindjes, vendi i banimit, numri i telefonit, numri i kartës së identitetit.

Krahas këtij dokumenti, “Homeland Justice”, shkruan: “Nëse dikush thotë: Unë e adhuroj Zotin” dhe urren vëllanë e tij, ai është hipokrit; sepse ai që vret vëllanë e tij që e ka parë, nuk mund ta dojë Perëndinë që nuk e ka parë’.

Nuk dihet kur janë marrë këto të dhëna. Kjo nuk është hera e parë që faqja në Telegram, që pretendohet se është e “hakerave iranianë” publikon të dhëna sensitive për qytetarët shqiptarë.

‘Hakerat iranianë’ kanë kryer një sërë sulmesh kibernetike edhe mbi institucionet e vendit tonë, ku më i fundit ishte ai ndaj faqes së INSTAT. Pas kësaj, Instituti i Statistikave reagoi, duke thënë se hakerat nuk kanë prekur të dhënat e Censit. /LAPSI.al


8 Comments

  1. Sic do te thoshte dhe Naltgjatesia e Tij prej Surreli, po ku ka gje qe s’ka dale ketu!
    Ketu vetem dalin, nuk hyjne….

    Kaken te ha hane talanet, thoshte ati yne shoku Enver….

    Keshtu qe dihet c’mendin ka Udheheqesi per iranianet……..

    1. Ça do thonë iranianët që nuk e di gjithë planeti…..?
      Ramkurvistani eshtë një vathë me dele të ndërkyera..
      Thark me dërrkucë patronazhistë
      Kotec me pula të sëmura votëshitëse….
      Kurse çingija e gjatë me larot dhe laviret e haremit…
      Krekosen me experimentin e fermës së shtazëve të nenshtruara nga narkoshteti.
      Skeni parë gjë akoma.

  2. Shqiperia vend i pasigurt me qeveri hajdute. Qindra miliona euro nga taksat e qytetarve u vodhen dhe u shperdoruan me preteksin e dixhitalizimit te sherbimeve nga akshi dhe siguria zero. Nderkohe qe te dhenat personale jane sheshit, qeveria nuk del me asnje njoftim per qytetaret e tju thote se çfare masash jane marrë dhe çfarë duhet të bejnë, pasi pronat dhe kursimet e tyre janë në rrezik.

  3. Nqse keni fiksim ndonjeren, nr e keni aty! Shteti shqiptar duhet te hidhet ne gjyq qe te gjatit me brekushet e zeza i ka rene shteti! 😂

  4. Te gjithe ata qe kane depozita ne banka duhet te shkojne ti zbrazin e ti mbajne parate ne shtepi nqse nuk duan tua boshatisin llogarine hakerat! Thone qe pas Covid19 do jete renia e sistemit bankar ne te gjithe boten surpriza qe po i pergatitet njerezve.. Merrni parate nga bankat njerez, mos thoni qe nuk ju thane pastaj..

  5. Nqs e kane seriozisht le te nxjerrin sa lek ka mare Kimete kinezja nga Rama, me detaje, sa per non grata, sa per prishjen e marveshjes zgjedhore ne qershor 2021, sa per te goditur Meten ne funksionin e presidentit dhe sa per te shpallur Dvoranin kampion te demokracise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *