• |
ide | kryesore

Vend ters, Polonia e eliminuar: tifozi pagoi 60 euro një biletë, me një shtyllë përpara fytyrës

Sport
Polonia


Një aventurë aspak e bukur për një tifoz polak në Olympiastodion në Berlin, ku ishte dëshmitar i ndeshjes që Polonia luajti kundër Austrisë. Djali bleu një biletë për shumën e 60 eurove, por kur mbërriti në impiant atë e priste një surprizë e padëshiruar. Tifozi gjeti një shtyllë të madhe përpara sediljes së tij, e cila ia prishi dukshëm pamjen, duke e penguar atë të shihte shumë nga fusha e lojës. Përveç dëmit edhe befasia, pasi Polonia humbi 3-1 dhe u eliminua e para nga Euro 2024. Tifozi fatkeq pa në këtë mënyrë të humbiste kombëtaren e tij. Në fakt, ndoshta e pa nuk është fjala e duhur…

Një ngushëllim (ndoshta) i vogël për polakun e pafat është se edhe tifozë të tjerët janë gjetur në të njëjtën situatë. Por si ishte e mundur? Impianti i Berlinit është ndërtuar në vitin 1936 për Olimpiadën Naziste e me kalimin e viteve i është nënshtruar mirëmbajtjes. Por teknikët nuk kanë mundur të kryejnë ndërhyrje masive, pasi stadiumi është një monument, forma e të cilit nuk mund të modifikohet.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *