• |
ide | kryesore

Video/ “Lojtarët e mi janë të guximshëm”. Sylvinho gati të përballet me Spanjën e tij: “jam gjysëm spanjoll”

F1, Sport, Video
Sylvinho


“Është emocionuese. Spanja më ka pritur mua dhe familjen time. Kam luajtur atje, njoh njerëz. Për mua të luaj kundër Spanjës është fantastike. Do jetë një ditë që nuk do e harroj. Nga ana tjetër jam i lumtur që drejtor skuadrën shqiptare. Mundësi shumë e madhe për ne, do dalim nesër të luajmë me një prej skuadrave më të mëdha në botë”. Sylvinho, tekniku i Shqipërisë është gati për betejën e fundit në grup në euro 2024, me synim kualifikimin historic në 1/8 e një Europiani për herë të parë.

Në konferencën për shtyp të vigjiljes, braziliani është i qartë për kundërshtarin që duhet të përballojë, por është gati për sfidën. “E dini më mirë se unë që Spanja e ka ADN-në e vet të mbajë topin. Kjo skuadër spanjolle ka diçka tjetër, ka më shumë cilësi, sidomos në krahë. Janë shumë të mirë në mbrojtje, ato lejojnë shumë pak hapësirë. Spanja mund të jetë skuadra më e mirë në grup. Unë jam gjysëm spanjoll e gjysëm Brazilian, por lojtarët e mi janë të guximshëm, do dalin në fushë të japin çdo gjë që munden. Kemi një mundësi, çdo gjë mund të ndodhë. Do shkojmë për të luajtur”.

Sylvinho pastaj u mundua të heqë ndonjë guralec nga këpucët: “Shumë njerëz mendonin që do pësonim shumë gola dhe ndeshja e fundit nuk do kishte rëndësi. Jemi shumë të lumtur që jemi në ‘Grupin e Vdekjes’ dhe do shkojmë në këtë ndeshje për të fituar diçka. Situata e bën të jetë ndeshja me e rëndësishme. Nëse kalojmë grupin, dhe më mirë. Do jetë kënaqësi të luajmë në mesin e 16 skuadrave më të mira. Do bëjmë performancën më të mirë. Është fantastike”.

Lexo më tejItalia, Shqipëria dhe misioni kualifikim: rebusi i të tretave më të mira dhe rezultati ndaj Spanjës

Sidoqoftë, Sylvinho nuk do të firmoste për një barazim me iberikët, që më pas do të bënte punë për kualifikimin vetëm me kombinim rezultatesh. “Kam 30 vjet që merrem me futboll dhe kurrë skam parë një trajner që të futet në fushë për të barazuar. Kur luan ndeshje, tenton gjithmonë të fitosh. Natyrisht nëse mbesin 5 apo 10 minuta në ndeshje, do shohim çfarë do ndodhë”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *