• |
ide | kryesore

Ariana Grande përballet me kritika pas komentit për Jeffrey Dahmer

Paparazzi, Slider


Ariana Grande ka nxitur së fundmi reagime me deklaratën e saj.

Në intervistën e saj me Penn Badgley, Sophie Ansari dhe Nava Kavelin, Ariana u shpreh se kur ka qenë fëmijë ishte e fiksuar me vrasësit serialë. Ajo tregoi një rast kur u tha prindërve se personi me të cilin ëndërron të hajë një darkë është Jeffrey Dahmer, sepse mendon se është shumë magjepsës.

“Mendoj se do të doja shumë ta takoja. E ke parasysh, me një person tjetër të përfshirë. Kam pyetje për të”, tha Ariana

“Ti tallesh me një person që vrau 17 njerëz, sepse policisë nuk i interesonin njerëzit me ngjyrë apo homoseksualët? Me shumë mirësjellje, shko p*rdhu!”, shkroi një person në Reddit.

Vetëm në rastet kur të bëhet pyetja se me cilin vrasës serial do të darkoje, ose ke një armë në kokë mund të japësh këtë përgjigje. Në raste të tjera, s’ka asnjë arsye pse ta thuash diçka të tillë”, komentoi dikush tjetër.

Nuk ka asgjë të lezetshme dhe të paparë në një deklaratë të tillë. Kjo është diçka shumë e ndyrë”; “shkruan disa të tjerë.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *