• |
ide | kryesore

Gjithçka rreth 5G-së dhe Revolucionit të katërt Industrial që pritet të shkaktojë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Dëgjojmë shpesh të flitet për teknologjinë më të re, atë 5G, e cila në disa vende perëndimore ka nisur tashmë të aplikohet me sukses në sektorë të ndryshëm. Por teksa teknologjia dhe industria e telekomunikacionit zhvillohen me shpejtësi maramendëse, në disa raste është e vështirë për t’u ndjekur nga njerëzit. 5G është e ardhmja me të cilën të gjithë duhet të familjarizohemi dhe Vodafone Albania ka një plan ambicioz për të implementuar Teknkologjinë e Vertëtë 5G në Shqipëri.

Siç shpjegon Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, zoti Balazs Revesz, “Vodafone Albania nuk po nxiton për të sjellë thjesht mbulim 5G, por po punon ta sjellë këtë teknologji në cilësinë maksimale” në mënyrë që edhe përvoja e klientit të jetë po maksimale.

5 vjet më parë Vodafone Albania solli ekskluzivisht dhe për herë të parë eksperiencën 5G në Shqipëri. Kujtojmë demonstrimin e vitit 2019 me kryeministrin Edi Rama, i cili u shfaq live nërrjetet sociale mbrapa timonit të një makine që ecte vetë. Kjo ishte një ide e fantastike për tëtreguar fuqinë e 5G, jo vetëm për shkak të profilit të lartë të kryeministrit, por sepse dihet publikisht që ai nuk ka patentë (çka tregon që kjo eksperiencë nuk ishte e sajuar.)

Po cili është plani ambicioz i liderit të teknologjisë, Vodafone Albania, për implementimin e 5Gdhe kur do të implementohet ajo në Shqipëri? Në çfarë konsiston kjo teknologji e fjalës së fundit dhe cilat janë avantazhet për konsumatorin shqiptar?  

Ka shumë kureshtje e pyetje rreth 5G, shumë prej të cilave Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balazs Revesz, iu dha përgjigje në emisionin “Now nga Erla” në Euronews Albania.

Bota është në prag të revolucionit 5G dhe Vodafone është një lider botëror në teknologjinë 5G, për pasojë Shqipëria nuk do të mbetet pas në këtë drejtim. Si pjesë e Evropës, Shqipëria e ka po aq të nevojshme teknologjinë 5G.  E cila mendohet se do të revolucionarizojë jetën në çdo aspekt, por veçanërisht pritet të transformojë bizneset dhe ekonominë. 5G mund të suportojë miliona sensorë e pajisje përmes të cilave mund të automatizohen zinxhiri i logjistikës, i prodhimit, i kontrollit të cilësisë, etj.

Implementimi i 5G-së në vend kërkon investime të mëdha nga ana e një kompanie telekomunikacioni. Investimet për të sjellë 5G-në në Shqipëri janë të ndryshme, duke filluar që nga infrastruktura, teknologjia, spektri e deri te mekanizmat operacionalë. Sigurimi i spektrit të nevojshëm nga qeveria është zakonisht një nga shpenzimet më të konsiderueshme. Në botë ka dhe raste kur qeveria iu jep mundësinë operatorëve që paratë për spektrin t’i përdorin për investime të tjera në 5G.

Investime të tjera do të ketë në Teknologji dhe Pajisje, Burime Njerëzore dhe Trajnime, Marketing dhe zgjerimin e bazës së klientëve, Pajtueshmërinë me rregullatorin dhe më e rëndësishmja, Nismat e Qendrueshme, në mënyrë që rrjeti ynë 5G të mbështetet tek energjia e gjelbër.  

Por një nga pikëpyetjet në lidhje me implementimin e teknologjisë janë burimet njerëzore. Momentalisht Evropa vuan nga mungesa e aftësive digjitale. Sot ka rreth 10 milionë specialistë të IT-së në Evropë, ndërkohë që kontinenti ka nevojë për të paktën 20 milionë syresh. E njëjta gjëvlen për Shqipërinë ku vetëm 4% e fuqisë puntore është e specializuar në IT.  Nëse duam Shqipëria të jetë hub-i digjital i rajonit, numri i specialistëve të IT-së duhet të dyfishohet.

Nga ana tjetër, sektori i IT në Shqipëri mund të krenohet me profesionistët e aftë, krijues dhe të motivuar, të cilët zotërojnë ekspertizë të madhe në teknologji dhe kanë një mendësi biznesi, që i bën kompetitivë në të gjithë botën. Talentin e shqiptarëve në IT e vërteton lajmi se inxhinierët dhe ekipi shqiptar digjital i Vodafone Albania zhvilloi të Parin Aplikacion Global për të gjithë kompaninë.

Teksa 5G pritet të sjellë revolucionin e radhës, Vodafone ka nisur punën për të siguruar, si gjithmonë e në çdo gjë, përvojën maksimale e më të mirë të klientëve të saj, individë apo biznes qofshin! (Artikull Promocional) 


5 Comments

  1. Ja edhe rreklamen ja bete Vodafonit. Kompani e dhjere. Nuk ka as nerv e as teknologji per te ecur me perpara.. Qartesish ka mbetur nje rrangull e te kaluares..

  2. a ju qifsha propagandën që u bëni këtyre hajduteve 🤮 këta mutër nuk i lan asnjë lloj propagande me pagesë që bëjnë mediat ropqire për ata, kur në fakt duhet të bënin të kundërtën, të ekspozonin krimet dhe hajdutërinë e tyre kundër këtij populli të mjerë

    1. 5G eshte nje deshtim spektakolar. Interneti i gjerave(makinave). Çi duhet 5G nje njeriu te thjeshte kur 4G funksionon shume mire? Çfare do ndezi lavatricen ne distance apo do dialogoje me frigoriferin?

  3. keto te vodafone, nuk po sjelli POS ne dyqanet e tyre, (per te paguar me karte), jo me ta sjellin 5G….te ulin cmimet njehere, se pas 2015 vetem rritje kane pasur! turp ne vitin 2024, shqiptaret te paguajne te tilla paketa dhe tarifa te telefonise celulare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *