• |
ide | kryesore

“I kam thënë mos pusho njerëz nga puna, njëri ka fituar 30 milionë”

Arkiva, Lajme, Të fundit


Pas një sërë thirrjesh për të dhënë llogari mbi shkarkimet masive të pretenduara nga Televizioni Publik Shqiptar, drejtori i RTSH Alfred Peza foli për herë të parë në Komisionin e Medias.

Termi largime masive për të është “fake news”, ndërsa thotë se shkarkimet kanë ardhur për shkak të fenomenit të vegjetimit prej vitesh, pa produkt pune të disa punonjësve.

“Ka shkelur procedurat për heqjen nga puna”, u shpreh deputetja Ina Zhupa.

Por Peza renditi arsyet e largimit.

“21 punonjës në pension 21, të dorëhequr 89, me procedurë 44, braktisje të vendit të punës rreth 12, pra në total 166. Thyerje e disiplinës në punë, braktisja e emisionit, shkelja e statutit.

Kemi gjetur në institucion prej 20 vitesh në punë pa ardhur asnjë ditë, 18 vite pa asnjë produkt gazetarët, 8 vjet drejtues, nivelet më të larta, asnjë punë, paguheshin punonjës që jetonin jashtë e punonin jashtë.

Nëpër kafe rrinin nga 200-300 veta, në diskutim as konkurrenca, as cilësia, as plotësimi i kritereve, diskutimi nëse duhej të vinin apo jo në punë.

RTSH e gjeta në vdekje klinike, me 0.01% audiencë dhe çdo gjë ishte me drita të kuqe”, listoi Peza.

Ashpër, me deputeten Ina Zhupa, u përplas edhe për pasojat financiare të shkarkimeve.

Përballë proceseve gjyqësore që punonjësit e shkarkuar kanë hapur, Alfred Peza tha se RTSH nuk ka humbur asnjë para.

“Janë para publike këto – tha Zhupa

“Asnjë dëm financiar vendimet. Janë gënjeshtra, u tha që ka 46 procese të hapura, ky numër nuk është i saktë, asnjë proces nuk ka vendime të formës së prerë” – u përgjigj Peza.

“I kam thënë mos pusho njerëz nga puna, kushtojnë se do fitojnë gjyqe. Ti them unë dy emra që kanë fituar njëri 30 milionë” – tha Leka Bungo.

Në dëgjesën me deputetët për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Peza mohoi edhe dorëheqjen e përfolur disa muaj më parë nga drejtimi i RTSH.


6 Comments

  1. Mendo një peqinas të drejtojë një tv mbarëkombëtare!!
    Si dikur këpucë,teneqexhinj e barinj një shtet dikur.
    !! Të tërë nga një sërë vijnë.

    1. Mendoje që një tropojan ka 34 vjet që ka drejtuar shtetin shqiptar, e ka vjedhur e shkatërruar dhe vazhdon akoma nga ballkoni, në arrest shtëpie tju shkërdhejë nonat gjithë debilëve dhe zuzarëve opozitarë dhe të mbajë të bllokuar zhvillimin e vëndit.
      Kjo është e ç’është ore t’i legen ‘i paemër’, që je vetëm një ‘ i pa qënë’ pa din e pa iman, një qelbësirë që akoma i bën fresk atij tropojanit në majë të ballkoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *