• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori i “Pirates of the Caribbean“

Paparazzi, Slider


Aktori  Tamayo Perry, i njohur për rolin e tij në “Pirates of the Caribbean”, ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare, pasi u sulmua nga një peshkaqen.

Në një konferencë për shtyp, Shayne Enright, një zëdhënës për departamentin e shërbimeve emergjente, konfirmoi se sulmi ndodhi rreth orës 1:00 të mesditës, sipas orës lokale.

“Siç mund ta imagjinoni, është një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për të gjithë në. Kërkoj mirësjelljen dhe durimin tuaj, ndërsa përpiqemi ta tejkalojmë ngjarjet në ditët, javët dhe muajt në vijim”, tha ai, duke thënë se viktima ishte nxjerrë nga oqeani me jet ski.

Perry ka luajtur në disa filma, si në “Pirates Of The Caribbean: On Stranger Tides” (2011). Ai ka qenë aktor edhe në filmin “Blue Crush”, në vitin 2002


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *