• |
ide | kryesore

Ndërprerja e fondeve të BE për bujqësinë/ Shehaj: Krifca u merrte përqindje fermerëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj



Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj deklaroi se aryseja pse u ndërprenë ndihmat e BE-së për bujqësinë në Shqipëri ështe vjedhja e këtyre ndihmave nga qeveria.

Shehaj foli me emra, duke akuzuar ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifcën, e cila më herët ishte drejtuese e AZHBR-së, se iu kërkonte përqindje fermerëve nëpërmjet një zyre konsulence në Tiranë.

Shehaj u shpreh se qeveria i grabit edhe paratë e falura nga Bashkimi Europian për fermerët, me këta të fundit që humbën mundësinë për të investuar në fermat e tyre dhe tashmë duhet të përballen edhe me falimentim.

“Para 3 ditësh, në datën 21 Qershor, Bashkimi Europian bllokoi 112 milionë euro ndihma, pjese te programit IPARD, Para që do shkonin tek femerët si ndihmë financiare.

Bashkimi Europian ka vendosur të bllokojë keto ndihmat sepse zbuloi se 33 milionë euro të dhënë më përpëra, pjesë te IPARD-it, janë vjedhur nga ish drejtoresha e AZHBR-së, ish ministrja e Bujqësisë dhe këshilltarja aktuale e kryeministrit të Shqipërisë, Frida Krifca. 

Sipas OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian, paratë e taksavepaguesve europianë, në vend që të shkonin tek fermerët shqiptarë, AZHBR-ja, e cila në atë kohë drejtohej nga ish ministrja dhe këshilltarja aktuale e kryeministrit, u kërkonte përqindje përmes një studio konsulence në Tiranë.

Praktikisht merrte përqindje për ndihmat. Pasi përzgjithte se kush do fitonte, atyre u mërrte një përqindje.

Këtë nuk po e them unë. Këtë e thotë investigimi i OLAF. Dhe pas këtij investigimi, Bashkimi Europian vendosi të bllokojë ndihmat.

Me pak fjalë, edhe para të falura nga Bshkimi Europian që qeveria duhet të shpërndante tek fermerët, këta i zhdukin dhe i marrin për vete.

Praktikisht fermerët humbën 112 milionë euro. Humbën mundësinë që të investonin në fermat e tyre, që të rrisin biznesin, të ardhurat e tyre. Pse?! Sepse qeverisen nga qeveritarë të korruptuar dhe të pangopur, që kanë vetëm një qëllim; të pasurohen dhe të mbajnë pushtetin me çdo kusht.” – u shpreh Agron Shehaj.


3 Comments

  1. Keta jane cmend te gjithe. Ore, vertet ju shkon nder mend se Krifca &Co mund te kerkonin pwrqindje? Ata vetem mblidhnin leket e shefit, nje pjese i conin per vota dhe mbanin edhe ndonje gje te vogel per vete. Eshte sistem piramidal, kërpërate e bazuar te grabitja

    1. Ky nuk eshte korupcion,plaqkitje parat e falura i marrin qeveritaret per vota dhe patrinazhist…nuk kan te ndalur se vjedhuri.Ska dyshim se kjo qeveri ne kry me edi hajdutin jone shtresa ma keqe e shoqerise shqiptare,a kini zot more hajdut …i plaqkitni parat e falura te skamnorve shqiptar,.!!!

      1. Po mir o popull naiv…..mendoni se dhe te huajt ne Tir, kan pare te qete e te pashqetesuar keto grabitje para syve te tyre…jo ore jooo…ata marrin 20 perqindshin e fondeve dhe kur skandali qelbet ere ne Bruksel denoncojne. Me nje fjal vari qillot se nuk behet ky vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *