• |
ide | kryesore

Në kërkim nga Spanja, arrestohet 35-vjeçarit në doganën e Hanit të Hotit

Lajme, Të fundit


Një 35-vjeçar është arrestuar në doganën e Hanit të Hotit pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle. Pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, rezultoi se 35-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga autoritetet në Spanjë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Ndërsa në portin e Durrësit, u arrestua një 47-vjeçar turk. Nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se posedonte një leje qëndrimi në Francë, të dyshuar të falsifikuar. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Departamenti i Policisë Kufitare

Intensifikohet puna e shërbimeve të Policisë Kufitare, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes, si dhe për të parandaluar krimet në kufi dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim.

-PKK Hani i Hotit/Ndalohet në dalje, një 35-vjeçar i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, në Spanjë, për vjedhje në banesa.

-PKK Port, Durrës/Tentoi të dilte nga Shqipëria, me leje qëndrimi false, arrestohet 47-vjeçari turk.

Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të vendit, të mbështetura në analizat e riskut dhe në punën e inteligjencës policore, shërbimet e Policisë Kufitare vunë në pranga 2 shtetas, konkretisht:

-në PKK Hani i Hotit, në dalje, u ndalua shtetasi K. N. (M.), 35 vjeç, sepse pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga autoritetet në Spanjë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

-në PKK Port, Durrës, u dalje, u arrestua në flagrancë shtetasi turk Y. A., 47 vjeç, pasi nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se posedonte një leje qëndrimi në Francë, të dyshuar të falsifikuar. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *