• |
ide | kryesore

PD vendos: Protesta kombëtare e opozitës mbahet më 11 korrik

Arkiva, Lajme, Të fundit
PD



Protesta kombëtare e opozitës do të mbahet më 11 korrik, ora 18:00. Protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa podiumi do të vendoset para Kryeministrisë.

Gazetari Osman Stafa raporton se ditën e premte do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, vendim i marrë nga Kryesia e kësaj partie, e cila po zhvillon mbledhjen e saj.

Kjo është protesta e parë kombëtare e thirrur nga PD në muajt e fundit dhe e para që pas marrjes së vulës dhe logos nga grupimi i Rithemelimit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Opozita ka zhvilluar disa protesta para Bashkisë së Tiranës, ndërsa prej 6 muajsh protestohet çdo pasdite në atë që njihet si “Rruga e Shpresës” dhe ku protestuesve iu drejton mesazhe nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie, Sali Berisha. Ky i fundit ka bërë thirrje për Qeveri teknike, duke u shprehur se Edi Rama ka humbur legjitimitetin dhe qëndron në pushtet për shkak të dobësisë së opozitës.


6 Comments

    1. Vërtetë është në mes të verës por testimi më I mirë që të shikojnë se sa demokratët e shqiptarët duan ndryshimin. Pra demokraci e shtet ligjor apo diktaturë e shtet antiligjor!!

      1. Ne qofte se demokratet e duan ndryshimin, duhet te ndryshojne se pari partine e tyre, qe po te vije ne pushtet keshtu si eshte do te ndertoje diktature dhe shtet familjar antiligjor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *