• |
ide | kryesore

Sulmet terroriste në kisha dhe sinagoga të Dagestanit, 16 viktima dhe 25 të plagosur

Lajme, Planet


Thellohet bilanci i të vdekurve nga sulmet terroriste të së dielës në një sinagogë dhe dy kisha ortodokse në republikën Ruse të Dagestanit. Mes viktimave janë 15 oficerë policie dhe 1 prift rus 66-vjeçar. Sakaq, bëhet me dije se 25 persona kanë mbetur të plagosur. Në vazhdim pas sulmeve të përgjakshme ishte një operacion madhor i shërbimit antiterrorist rus. Sipas agjencisë RIA Novosti, gjashtë terroristë ishin vrarë.

Terroristët shënjestruan vendet e adhurimit, si dhe një pikë kontrolli policie në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala, si dhe në qytetin Derbent, në jug të kryeqytetit. Përfaqësuesit e komunitetit hebre rus thanë se u sulmua edhe një sinagogë e dytë. Sulmet në të dy qytetet ishin të koordinuara dhe ndodhën në të njëjtën kohë të dielën pasdite. Në Derbent, ku dikur kishte një komunitet të madh hebre, agresorët sulmuan një kishë dhe një sinagogë, të cilat më pas i dogjën. Ndërtesa e sinagogës, ishte bosh në momentin e sulmit, madje ishte në listën e monumenteve të mbrojtura nga UNESCO.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *