• |
ide | kryesore

Video/ Kocka të thyera në fytyrë e kolaps, dalin analizat për Varga: “Nuk është në rrezik për jetën”

Sport, Video
Varga


Një lehtësim pas frikës së madhe të përjetuar mbrëmë: Barnabas Varga nuk është në rrezik për jetën. Këtë e ka konfirmuar trajneri i Hungarisë Marco Rossi pas ndeshjes ndaj Skocisë. Pikërisht në 10′ e fundit të lojës, lojtari hungarez u përplas aksidentalisht me portierin kundërshtar Gunn. Mjekët kanë konstatuar thyerje të mollëzës dhe Varga është mbajtur gjatë gjithë natës në spital, por fatmirësisht gjendja e tij është stabël.

Tekniku Rossi rindërtoi edhe ato minuta të frikshme në fushën e lojës: “Nuk e di nëse Varga u përplas me portierin, apo me ndonjë nga lojtarët tanë. Ishte një situatë konfuze. Edhe për këtë arsye u bë një kontroll në VAR (për shkak të një penallti të mundshme e cila më pas nuk u dha, red.) Lojtarët e më thanë se Barnaba nuk dukej i vetëdijshëm, kjo është arsyeja pse ata ishin të shqetësuar. Ndoshta, edhe sepse mjekët tanë mbërritën pak ngadalë, me shumë mundësi duke e nënvlerësuar situatën. E qartë se nëse do të shkonim përpara në Euro 2024, ai nuk do të jetë i disponueshëm”.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *