• |
ide | kryesore

Charli XCX reagon ndaj thirrjeve të fansave kundër Taylor Swift

Paparazzi, Slider


Artistja Charli XCX u ka kërkuar fansave të ndalojnë së kënduari “Taylor Swift ka vdekur” në koncertet e saj.

Me një postim në Instagram, këngëtarja tha se nuk do ta tolerojë më, shkruan BBC.

“A mund të ndalojnë njerëzit që e bëjnë këtë”, shkroi Charli në Instagram. “Online ose në shfaqjet e mia”.

Është e kundërta e asaj që dua dhe më shqetëson që dikush do të mendojë se ka vend për këtë në këtë komunitet”, tha ajo.

Ka pasur spekulime, që rrjedhin nga të dyja lidhjet me anëtarët e grupit “The 1975”, se një nga këngët e Charlit, “Sympathy is a Knife”, përfshin një referencë për Taylor.

Charli është fejuar me bateristin George Daniel dhe Taylor thuhet se ka patur romancë dashurie  me Matty Healy.

Në këngë, artistja , i referohet një vajze që përshkon pasiguritë e saj duke thënë: “Nuk dua ta shoh në prapaskenë në shfaqjen e të dashurit tim”.

Një nga temat e albumit “Brat” janë marrëdhëniet mes grave në industrinë e muzikës dhe Charli ka folur në intervista sesi këngëtarët mund të vihen përballë njëri-tjetrit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *