• |
ide | kryesore

Dalic, i tërbuar me arbitrin e me akuza për UEFA-n: “Jemi vend i vogël për ta. Nga dolën 8′ shtesë?”

Sport, Video
Dalic


Kroacia përkëdheli ëndrrën për të arritur në 1/8 e Euro 2024, por goli i shënuar nga Zaccagni në minutën e 98′ shkatërroi gjithçka. E ishin pikërisht ato tetë minuta rikuperim që tërbuan trajnerin e Kroacisë Zlatko Dalic. “Arbitri sigurisht që ndikoi në rezultat. Nuk e di se ku i gjeti ato tetë minuta shtesë”, tha ish-tekniku i Dinamos së Tiranës pas ndeshjes, që gati e eliminoi vendin e tij nga Euro 2024.

“Çfarë gabimesh? Çfarë ndërprerjesh ka pasur për të rikuperuar tetë minuta? Unë kam pesë vjet që flas për sjelljen e UEFA-s dhe FIFA-s, por askush nuk më dëgjon. Ne jemi një vend i vogël për ta, gjithçka them unë , e them në erë”, shtoi ai i nervozuar, duke iu referuar arbitrit holandez Makkelie.

Lexo më tej: Kroacia, e trishtimi i Modric: “Si me Shqipërinë, futbolli ishte i keq me ne”

“Unë ende dua të përgëzoj ekipin tim për guximin dhe zemrën e tyre, për të gjitha përpjekjet e tyre. Lojtarët ishin fantastikë. Falënderoj edhe tifozët, të cilët treguan se çfarë do të thotë të mbështesësh vendin tënd. Ne jemi shumë krenarë për ta”, tha përsëri Dalic. Fjalë të rënda, që mund t’i kushtojnë edhe ndonjë penalitet teknikut të Kroacisë, duke qenë se akuzat tani janë të drejtpërdrejta për institucionet që drejtojnë futbollin ndërkombëtar.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *