• |
ide | kryesore

“Paguaj ose vdis” tek Onkologjiku, kriminelët me bluza të bardha në pranga

Arkiva, Kryesore, Lajme


Kriminelë me bluza të bardha! Nuk janë as më shumë dhe as më pak mjekët dhe specialistët e spitalit Onkologjik që bënin biznes me jetën e të sëmurëve me kancer, por që kanë përfunduar në pranga pas një hetimi të prokurorisë.

Të sëmurët, që kërkonin shërim apo të paktën një kurë për sëmundjen e tyre, trajtoheshin si klientë nga të cilët mund të nxirreshin para. Në vend të shërbimit apo ilaçeve falas në shtet, të sëmurët me kancer dërgoheshin në klinikën private të të ashtuquajturve mjekë, sipas një mekanizmi që funksiononte sipas logjikës së biznesit; paguaj ose vdis.

Skema është e vjetër dhe aplikohet në disa spitale shtetërore, por ndëshkimi ka ardhur për mjekët e Onkologjikut kësaj radhe.

7 mjekë dhe specialistë janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së Tiranës, që ka ngritur akuzat për shpërdorim detyre. Nga hetimet ka dalë se në krye të skemës ishte administratori i spitalit. Para se të arrestohen, për mjekët janë kryer “përgjimet telefonike, vëzhgime në terren dhe blerje të simuluara”, ndërkohë që në dosje janë edhe dëshmitë e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Nga vëzhgimet në terren, oficerët e policisë kanë gjetur se në rrjetën e këtyre kriminelëve me bluza të bardha ishin të përfshirë edhe farmacistë, që shisnin ilaçet e kimioterapisë me çmime të shtrenjta, por “pa pullën fiskale dhe me kod të prishur”.

Mungesa e këtyre të dhënave sipas dosjes së prokurorisë çon në dyshime se barnat mund të mos jenë efektive për pacientët që i blinin.

Lexo edhe: “Urgjent të operohet” mjekët e Onkologjikut mashtruan të sëmurën me kancer

Lexo edhe: Përgjimet mes mjekëve të Onkologjikut: 5 operacione i kap, brenda javës bëhesh për ‘Maldive’!

Por një gjetje tjetër që përmendet në dosje dhe që ngre dyshime se skema përfshin zyrtarë më të lartë se mjekët e Onkologjikut është ajo që ka ndodhur me aparaturën e terapisë së kobaltit, që përdoret për trajtimin e pacientëve me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Oficerët e policisë kanë konstatuar se aparatura ishte e vendosur në një mënyrë, që rrezikonte jetën e vetë mjekëve dhe personave që qëndronin pranë saj, pasi duhej izoluar në një bunker.

Bunkeri ka munguar, por ajo që e bën më ulëritëse situatën është se konstatimi në dosjen e prokurorisë se që kur është blerë, aparatura e trajtimit të të sëmurëve me kancer nuk është vënë asnjëherë në punë.

“Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqiperi dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje” thuhet në dosje.

Kuptohet se mosfunksionimi i aparaturës së kobaltit nuk ka ndodhur rastësisht, për mungesë të ndonjë pajisje. Edhe kjo është pjesë e të njëjtës skemë zhvatëse “paguaj ose vdis”, që i drejton pacientëve drejt spitaleve private, ku aparaturat e e ngjashme janë tërësisht funksionale. Por në rastin e aparaturës së kobaltit, kuptohet se skema shkon akoma më lart se disa mjekë apo te administratori i Onkologjikut, të cilët janë vënë në pranga me urdhër të prokurorisë, si më poshtë:

Edmond Gashi (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal. Masa e sigurisë “arrest në shtëpi”;

Emiljano Lela. (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur” neni 234 i K.Pr.Penale;

Alketa Ymeri (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale;

Brikena Qirjazi (ish Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale;

Driona Kishta (Ish specialist pranë QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal. Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale;

Halil Gashi për vepren penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur ne policine gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale; dhe

Florian Marku. për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” të parashikuar nga nenet 178 e 179 i K.penal. Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale


57 Comments

    1. Kriminelet me te pashpirt jan drejtoret dhe zyrtaret e Ministrise se Shendetesis, te cilet korruptohen me mosveprim. Pse nuk dalin ata per kontrolle ne spitale . Dhe marrin rroga kacafiu me taksat tona. Pyu rac e qelbur rilindase

          1. ti je i interesuar te sherohesh apo te hakmerresh..Ne ate kohe nuk sheroheshe por ama “armiku i kllases” pushkatohej, “armiku” ne fakt ishte ai qe merrte vesh, te tjeret benin zullumet

      1. Para 2javesh kete monstren Blerina e degjova ta permendin si nje njeri qe kishte arrit cdo gje vete,qe nuk perlyhej qe bente detyren me ndershmeri dhe pergjegjesi,dhe si etalon te mjekut t epaster ne sistem!
        Ptuuu rrace vemje!Vecse shpirtkazem,hajdute e letyre,qenka kujdes me bo dhe te virgjeren mes njerzve duke paraqit veten si t epaster shume!ptuu rrace vemje

      2. Nuk ka ndonje gje per tu habitur. Ketu vjedhja eshte kthyer ne sistem. Nuk ka ngel morracak administrate pa vile neper resorte. I gjati te vetet i ben investitor strategjik me toka te vjedhura. Tigri vodhi sa vodhi dhe luajne teater me popullin gjoja kerkohen. Zoto e mertiri shijojne austrine. Cdokush qe ka nje gje ne dore po vjedh dhe po zhvat dhe nuk i rruhet fare as per jete njerezish. Tatimoret e Aku-ja shkojne e zhvasin biznese. Drejtesia vazhdon te jete pazar por me cmim me te larte. Kryetaret e bashkive bejne jete luksoze ne bashki me te varfra se ato te kongos e zambias. Kaq dime te bejme. Kush di me shume te dali te marri frenat ti japi drejtim. Tik lapaj do bente namin ne shtator. Kane ik nja 3 shtatore dhe hic. Ngeli duke mbajt fjalime ne studio televizive ska dale 1 dite ne rruge. Arlind qorri po ashtu nuk ben gje. Ben ndonje fjalim ne tiktok sepse njehere proteston i kapin i fusin brenda dhe tremben. Albin Kurti beri burgun e dynjase dhe nuk u tut. Ne me nje nate burg zhdukemi. Kaq dijme. Historikisht nga popujt me te vjeter te botes vetem ia kemi futur njeri tjetrit.

      3. Ketu e degjenerua cdo gje.
        Mjeket jane kthyer ne mashtruesit dhe hajdutet me te mrdhenj. Kujt i ka rene halli te mare receta me rimbursim dhe gjithe mjeket i cojne kodet ose te orjentojne tek farmaci te petcaktuara, dhe po zbuluan we ske vajtur te nxijne jeten. Me rregull asnje farmaci me rimbursim nuk duhet te jete me afer se 20 metra na dera e institucionit, por fondit i ka humbur metri por jo fryerja e xhepit kur lidh kontratat. Shiko polikloniken 2 tek brryli veshgojeni dhe nxirni vet konkluzion . Poshte rilinditja bastarde dhe kelyshet e kuq te vegjel e pleq. Na moren ne qafe.

    2. Vetem komandanti Enver ,ishte usta dhe ilaç ,kunder te korruptuarve dhe krimbave te fekaleve qe pinin gjakun e hallexhinjve ne shtratin e spitaleve. dhiz iz a mirakull ov fridhem ,liri demokracia.

      1. komandanti i satom, Idiot. Nuk kishim as aparatura e mjekime. e ambulancat ishin plot me morra e binin ere urine..Nuk kishte as aparate tensioni..Vdisnin njerezit per penicilina e perdornim analgina me injeksion. Jeta mesatare 60 vjec..

        1. Or mbeturine 14.32 e turbo kapitalizmit,pseudo demokracis qe u instalua nga fuksat e sigurimit.Enveri ja fuste hunin sumes krejt te korruptuarve,hajdutave qe ngriten sistemin e pjerdhur ku njerezit e ndershem kane 30 vjet qe shfrytezohen nga grabitqaret.

    3. Femijet Shqiptare mezi han nje vakt ne dite Linda rrugacja dhe Kryehajdut qe ka burre Harbohen me gjakun e femijve te Shqiperise !!🤬Avionin ne disposicion Harxhime marramendese 🤮🤮🤮 thotë:

      Ore Ku eshte kryehajduti qe dilte ne tel per te treguar se rruget i kishte vizuar pa cka qe ato i fshinte shiu I pare😕Ku eshte futur?Me siguri neper skuta te pista per mareveshje te pista !Nga takimet qe ben me lideret deri tani nuk ka sjelle as dhe nje mareveshje ekonomike apo per sjelle dicka te mire per Shqiptaret zero😡Futet neper skutat e hoteleve vetem per Pislleqe 😕Pazare te pista 😡Shitje te pjeseve me te bukura te Vendit Mafies. Dhe Krimineleve nga gjithe globi!!Pse nuk i shkoi nder mend te ndertonte nje spital ose nje fabrike por vetem llac e beton per kullat e Mafies Globale🤬🤑Ku eshte futur tani cifti me kriminel nga Surreli Kuuuuu ?Po Ku pyet ky per jeten e Shqiptareve Zero Ka me kriminel se ky cift qe Surrelin e ka vetem per disa dite ne. Vit 🤮🤮Se qefin e bejne neper ishujt me te shtrenje ne bote me leket e taksapaguesve me te varfer ne bote!!Ku don tja dije ky Cift mund te themi me plot gojen Kriminele. Hajdute dhe imorale 🤮🤮

    4. Po sepse rilindas janë doktori Edmond Gashi dhe kordinatori Lela, vllai i Alfred Lelës, edhe ky rilindas.

  1. Ja, per keta lloj mjekesh duhet rikthyer denimi me vdekje!
    Po qe se une do te kisha te afermit e mi qe do te ishin trajtuar keshtu nga keta kriminele, nuk e di se cfare do te beja!
    Zot na ruaj ku jetojme!

    1. Edvini është i pari dhe pas janë 200 mijë petrita vjedhës ordinerë, më keq se kriminelët e rëndomtë pa pushtet politik!

    2. Po po po duhen denuar infermieret , rojet e deres, polici i sherbimit , ndonje nenpunes krejt i vogel , duhet te kenaqemi kur i prishin nje dhome shtese komshiut me dy kurora brenda por nuk shikojme se si pasurohen krifcat e shendetsise , arsimit , sigurise , bujqesise,energjetikes, rrugeve, nuk shohim legalizImin e hoteleve dhe rruget e lagjeve qe behen parkingje… por vetem presim nga spak … vetem protesta me dit e net pa nderprerje , largon kete qeveri qe do mbahet mend si hajdutja me e madhe e shqiptareve . Jemi vend i cudirave lu rritja ekonomike shoqerohet me rritje te varferise , me shpopullim … Rilindja hajnin e ktheu ne vlere , kriminelet i beri lidera .Nuk e di ku do shkoj ky vend e ky popull me kete qeverisje . Pam nje mimistre qe ka mdertuar administraten publike me pare , dukej e preokupuar dhe hoqej si e neveritur por Raportin e KLSh e ka patur aty me te gjitha problemet … letren e te ndjeres Ina Kasimati te verifikonte me struktirat e veta por jane te zene me realizimin e konçensioneve kriminale …. dhe ilir bytha e manastirllicka bredhin te lire….

  2. jam i lumtur qe nuk jetoj ne shqiperi nena ime ne 96 kishte probleme ne onkologjik dhe e operuan pa asnje motiv vetem per te marre lekt dhe pas disa viteve vdiq nga infeksionet qe mori ne tirane dhe une pagova per kete gje tani jane edhe me kriminel nuk ju intereson per jten e te tjereve mjafton te fitojne lek ptyy doktora bythqim.

  3. Nuk me besojne syte! Kur lexoj prrallat tek shqiptarja e Karlos.

    Kaq nxitim dhe gafa te renda per burrin e shoqes deputete qe as per ndonje Spakist nuk eshte pare! Lexon kamunikaten e policise ajo thote nisi te hetoje “pas nje informacioni te siguruar ne rruge operative”! Ndersa ketu, ne kete artikull, mesojme qe pacientet kane denoncuar firaunet tek Onko. Dreq o pune! Le le por nje krim qenka bere me padije nga gazetari kur ka dash te ngreje ne pidestal burrin e shoqes deputete: paskerkesh siguruar jo nje e dy por gjithe dosjen e hetimit prej tij. Shaka te jete? Apo e kane me qef nje akuze per shkele te sekretit hetimor, se kshu quhet dosja e hetimit nese nuk ka kaluar per gjykim. Ja do shofim deri ku do shkoje euforia per burrin e shoqes deputete.
    Dhe me gallate kur policia e pret “Kobalti” e proluroria “Rrugetimi” “operacionin” e shoqes deputete te burrit pordhekuror Valter. Si duket i paska sherbyer gjim ajo eksperience si sekser prokurorie andej nga Berati kur jepte e merrte para nen dore apo kur mbyllte hetimet ndaj vetes ne rruge “operative”. Te qeshesh e qash ne lot.

    1. Shqiperia qe duam! A ka mbetur ndonje qoshe e shoqerise ne kete vend pa u ndotur nga krimi?! Nuk besoj! Metastazat e krimit kane perparuar aq shume ( meqe jemi tek. Onkologjia, flasim me termat e tyre) ne shoqerine tone sa asnje kure nuk i ben derman.Ketu duhet permbysur cdo gje, duhet filluar nga zeroja. Por edhe kjo nuk behet se shumica e popullit eshte I lumtur nen avujt e droges reale dhe virtuale ( Perputhen, Bkg brodher, telenovela e dajret e propogandes ridhjerase

  4. O zot dhe të mendosh që im kunat këtu jetoj me tumor ka kaq kohë që kurohet me kemio falas .
    Dhe vetë më hoqën një tumor në zorrën e trashë duke e kapur në kohë brënda 3 javëve në fazën fillestare.
    Dihej që Shqipëria pas rënien së komunizmit ju erdhi koha xhambazëve.

  5. Per fat te keq ka edhe mes mjekeve hajdute dhe te pandershem, te pandergjgjshem madje edhe te paafte. Por faji nuk eshte vetem i tyre. Faji eshte ne rradhe te pare i qeverive dhe politikave shendetesore. Si jane futur ne sistem, si jane edukuar, si gjejne hapesira per te abuzuar, si kontrollohen, pse korruptohen . . . e plot pyetje te tjera mund te lindin. Per te gjitha menoj se eshte faki ne rradhe te pare i qeverisjes dhe pastaj edhe individual

  6. Ushqim i histerise publike per te justifikuar mungesat etj etj qe skane te bejne me mjeket. Po ky vend ska me drejtesi , qe eshte dhe per ate qe supozohet ka bere faj, ketu ka vetem HISTERI, PROKURORI, NDESHKIM ME REGJI po MOS U MERZISNIN SIC NA MESON HISTORIA DO TU VIJ TE GJITHVE TE DERRA. Dhe Lapsit i erdhi kur prokuroria u mor me gazetaret dhe jo me ata qe kishin bere fajin. Vajti gjithe keto vite qe publikut i ushqehet kjo histeri dhe vendi po boshatiset pra eshte bere me i keq.

  7. Noi siamo andati in Amerika nel 2014, nel mandato del Presidente Barack Obama. Albanesi siamo sotto occupazione Americana, la verità rimane che i nostri lider gli basta una fotografia com i Presidenti degli Stati Uniti per rubare e uccidere gli Albanesi. Per non dire altro che la degenerazione della raca umana.
    Ormai si sa dei scandali sui abusi dei minori. Non posso non ricordare le interviste di Silvio Berlusconi, educazione di John Elkan, però mi è rimast in memoria u appuntamento con reggina Elisabetta, quando Silvio Berlusconi gridò Mr Obama! Se non sbaglio la reggina Elisabetta, disse chi grida.
    La storia persecuzione senza precedenza contro la mia famiglia. Fotografia e Edi Rama me Presidente Obama quando io ero i Americano , ed tutto che successo non ho dubbio per quando sta succedendo, rimane il fatto di un scandalo, abuso sui minori che convogle, Silvio Berlusconi, famiglia Agnelli, probabilmente anche famiglia reale di Grand Britagna.
    Si capisce che dovevo dichiarare orientament sessouale, poi essere condannato per abuso sui minori ed praticare omosessualità in carcere o la morte.
    Per questi ragioni skno convinto che era impegnato niente di meno se non Presidente degli Stati Uniti D’America.
    Presidente Obama, il primo presidente con origine di Africa, continente del schiavitù, ricevuto premio Nobile per la pace ha preso impegno per massacrare una famiglia per nascondere i scandali sul pornografia minorile.
    Oggi sonno andato a Bushat, dove forse ero più vicino a Romano Begeja, probabilmente mentre che faceva omosessualità. Rimane nela memoria quando le persone ti fano capire che era lui che aveva fatto Romano.
    Viva America! Viva Italia? Viva Grand Britagna. Merito del Presidente Obama in particolare, se non Sergio Matarella e compani bella.
    Leggete libro di Presidente Obama, Terra promessa .

  8. Kaq ishte kujtesa e popullit. I hedhin nje tymuse dhe i harruan politikanet qe vjedhin miliarda dhe jetojn per shtat pal qefe ne zvicer e dubai se bashku me gruan dhe dashnoren. Nderkohe fajin na e kan mjeket se kerkojn lek dhe nuk punojn falas si ne koh te verit. Nuk e kuptojn qe po u futen nje tuf me mjek te zot ne burg, atere ngelen vetem 2 mundesi: mjek te paafte dhe mjek ne turqi. Dmth ky populli qe gezon, vetem humb nuk fiton nga keto arrestime

    1. Me mire te vuajme disa kohe me shkurtime, ndryshe ngelet sic eshte. E njejta gje ndodhi me drejtesine per disa vite kishte mungese gjykatesish dhe prokuroresh, tani po ecen me rezultate me te mira. Nuk mund te lesh hajdutin te ruaj me friken qe pa roje do te vjedhin!

  9. Eshte kalbur sistemi. Institucionet nuk bejne punen qe duhet. Inspektoret jane vene me parti ose skane llogaridhenie. Njerezit kush me shume e kush me pak te gjithe jemi qenie abuzuese, por ne kemi vendosur disa rregulla te perbashketa ne menyre qe jetesa jone ne komunitet te jete sa me e mire dhe keto rregulla apo ligje duhen perforcuar. Eshte e shemtuar dhe e papergjegjshme te mos besh punen qe ke mar persiper, eshte e shemtuar dhe e denueshme te maresh para korruptive per nje pune qe je paguar, eshte denueshme dhe kriminale ti mohosh kurimin nje te semuri per arsye monetare. Kjo qe kane bere keto eshte maja krimit. Eshte e denueshme qe zyrtaret e lejojne apo e nxisin kete sistem. Qeveria e fasadave!

  10. E vetmja e mire ne kete mes eshte qe drejtesia sikur po leviz, nderkohe qeveria eshte mbytur ne korrupsion dhe institucionet ne paaftesi.

  11. …po si i vendos mase sigurie arrest shtepie??!?!?!?!….ky eshte krim direkt kunder njerezimit…. dhe jane disa akuza bashke…….apo thjesht sa ti marrin prokuroret leket e korrupsionit dhe pastaj, i lejne te lire?!?!?!?

    1. Ju befshin mire leket e kancerit¡¡¡
      Ti hani gezuar te gropa e varrit bashke me familjaret, shoket dhe shoqet e qoftlargut. Ti vini rrotull Somalise.
      Shqiperia do behet me mut dhe do shkelqeje.

  12. haha imagjino sa dine te perdorin aparaturen keta kur e lene ne menyr te tille sa i demton ata vet…te shkosh te keta esht si te shkosh te heqesh vetullat e te nxjerrin syte

  13. Perpara kesaj monstuoziteti e makabriteti duhen bere shembuj me denime ekzemplare .
    Por gjyqsori thote arrest shtepie . Arrest shtepie ??????? Keq e me keq do shkoje nese nuk levizim .
    Ne nje vend ku drejtesia eshte pale me krimin e te inkriminuarit veshtire se merr drejtesi .
    Kujt tja kerkosh athere ? Gjerat jane katandisur ne ate pike ku vetem Rrevolucioni eshte zgjidhja .

  14. Më vjen keq për ata që lotojnë para PD-së. Ata janë vërtet për të qarë, por jo pse po ikën Sali Berisha, por pse po u heq shansin të vijnë ndonjë herë në pushtet.

    Ajo parti nëse nuk rithemelohet, do të ketë fatin e sotëm të Sali Berishës, i cili po tenton të bëjë politikë me ikjen formale të tij, për të mos ikur nga ajo parti”Ky doktori mik i ngushte me Alihmemetin e salihut

  15. Këta mjekë janë monstra të korruptuar e të pashpirt. Këta sillen kështu se kjo është kultura organizative e përgjithshme e rilindjes dhe sigurisht mos pasja frikë nga drejtësia se sistemi është thellësisht i korruptuar. Një turp për bluzat e bardha, që nuk njohin betimin e hipokratit por atë të hipokritit. Skandal! Ministresha e shëndetësisë duhet të japë dorëheqjen, dhe Rama të dalë të kërkojë falje për katandisjen e shëndetësisë në këtë derexhe. Këta mjekë apo mjeke mund të quhen pafrikë “bastardë dhe baxhella” leku shëndetësie.

    1. Kjo është Rilindja!!!! Rilindi shëndetësia falas me të korruptuar dhe monstra bastarde. Rilindi rendi me policë Metamorfoze. Rilindi bujqësia e blegtoria me Frida Krifcën që vodhi fondet e IPARDit. Rilindi ekonomia me megaskandalin e inceneratorëve fantazëm. Rilindi drejtësia që nuk prek me dorë Ramën dhe Veliajn, madje la të arratisej edhe Ahmetajn se kishin frikë se mos rrëfehej. Rilindi komisioni antikorrupsion Xhafaj, që vëllanë e ka bandit në burg dhe vetë ka qënë hetues i kohës së komunizmit. Rilindën investitorët strategjikë dhe oligarkët që i shërbejnë Ramës dhe rilindjes dhe pastrojnë paratë e vjedhjeve të rilindjes dhe para kriminale që kryesisht hidhen në ndërtim dhe media. Rilindi arsimi me standartet më të ulta në rajon e Europë, testi i Piza-s e tregoi më së miri.
      Çdo sektor dhe fushë e jetës ka rilindur, por sëprapthi, për poshtë. Kjo quhet në zhargon rilindje bythe!!!! Këtë neveri, këta plehra rilindase na e shesin për përparim dhe sukses. Praktikisht tallen me popullin, e ndërkohë vjedhin pa karar dhe shpopullojnë në masë.

      1. E vertete por harrove te permendesh qytetet e betonizuara, te shemtuaradhe te pajetueshme per te cilat paguajme arkitektet nderkombetare.. Infrastruktura te pikturuara por te pandertuara. Gropa te plehrave te mbuluara ku pislliku eshte poshte dhe e kane mbuluar me ngjyra mavi..Rruge te bera dhe te shembura brenda natws nderkohe qe ato egzistuese jane me gropa te frikshme por me peme blini anash ama etj etj

    2. Se mos mendoni kot se Rilindja tallet me popullin vetëm nëpër media me shërbëtorët/ret e tyre nëpër TV dhe gazeta. Jooooo!! Tallja qënka në nivel sipëror , qënka tallje me jetën e njerëzve. Ose paguaj, ose vdis, se ata nuk rrinë dot pa shkuar në Maldive! Dhe nxjerin edhe foto pastaj nëpër rrjete sociale , atje në pushime, pra ku ulen, ça hanë, ça pinë, madje pse jo edhe sa luksoze janë haletë e hotelit ku rrinë. Bastardë! Fundërrina.

    3. Ka ndryshuar kohët dhe “njeriu i ri” i Enverit ku gjërat ishin falas, si psh arsimi , shëndetësia, por edhe punën t’a jepte shteti, shtëpinë po ashtu, tashmë në rilindjen e maskarenjve të korruptuar dhe kurvave, arsimi është i shtrenjtë, i korruptuar dhe jo cilësor, shëndetësia mysybet, tallen me jetën e njerëzve për ca pushime më Maldive, ekonomia e rrënuar nga vjedhjet, PPP korruptive, inceneratorë fantazëm etj. Siguria është mysybet , shefat e policisë dalin te përgjimet e dosjeve metamorfoza. Në komunizëm feja u ndalua me ligj por pavarësisht pati ca priftërinj martirë që besonin dhe qëndruan deri fund ashtu, dhe sigurisht për këtë u dënuan, burgosën apo pushkatuan. Kurse sot në demokraci kryepriftërinjtë e feve bëjnë garë kush ka barkun më të madh, kush ka saraje më shumë, apo prona e spitale apo dyqane, pastrojnë para në bashkëpunim me botën e krimit. Rasti i fundit ishte lajmi që doli për Baba Mondin në përgjiimet e aplikacionit SKY. Dhe qershia mbi tortë është emancipimi i femrës. Në komunizëm femrat lëviznin me mjete të transportit publik, ishin gra që kujdeseshin për familjen, fëmijët, por edhe punonin në sektorë të ndryshëm, madje bënin edhe punë të rëndë që më mirë duhet të bëheshin nga burrat, kurse sot femrat i sheh me pretendime, e kryesisht ato që nuk punojnë fare por që shëtisin hu më hu dhe hiqen si të ndershme , dhe kanë parimet e tyre, duan pushime të shtrenjta tërë kohës, patjetër duhet të kesh edhe makinë se përndryshe je çun kot. Jo makinë dosido, por mundësisht ndonjë Range Rover apo Porsche apo Ferrari, sepse bytha e tyre ka “punuar” shumë dhe duhet të rrijë rehat që mos t’a ndjejë rrugën fare, mos t’i dhëmbë bytha dhe kur shëtit. Është “VIPe” ajo! Tashmë mjetet e transportit publik nga këto kurva 2 lekëshe konsiderohen si ulje niveli, poshtërim. Pse të ulin veten ato, kur më mirë ulin bythën hu hu e shesin pordhë me brekë nëpër këmbë?! Transportin publik ua kanë lënë vendeve të zhvilluara. Psh, Mark Rutte, Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, (kryeministri i Hollandës në 2019), lëviz me biçikletë. Kurse Rama, kryeministri i Shqipërisë lëviz me super-eskortë te shqiptarët. Prandaj këta e meritojnë të quhen Rilindja e bythës, kurvave dhe hajtullëqeve. Mos prisni që të ketë shëndetësi falas, mirëqënie dhe ndershmëri me këta, se peshku qelbet nga koka. Po qe koka e qelbur, hiq dardhaxhinj sa të duash , prapë skandal do jetë kudo.

  16. SAKTE QARTE DHE E DHIMBSHME POR TE VERTETA ☆☆☆☆☆☆☆ PA FUND PER SHKRUESIN ME LART! thotë:

    *☆☆☆☆☆☆☆☆☆*

  17. Super skandal. Ca derra me fytyre njerezore. Ca mjek ca pidha kurve, gjys politikane, gjys mjeke, ca farmacista, ca seksera jetesh njerezore, nuk po me del marazi. Shpresoj qe po rastisa jo direkt me nje nga keta po dhe me nje nip, mbes, femije, gjysh, prind te ketyre te mos ja shkerdhej rracen e keqe, moterqirave Edmond Gashi,
    Alketa Ymeri,Brikena Qirjazi, Emiljano Lela, Drilona Kishta, Halil Gash, Florian Marku. Duhet be terror dhe shembull keta. Mos te piptije me njeri per te pakten 100 vjet ……. ptu ju qifsha rracen pa dallim bindjesh politike, feje, orientimi. …

  18. Ish-kryeministri Sali Berisha, në arrest shtëpie për aferën Partizani, nuk mbledh dot as një grusht militantësh në fjalimet që mban poshtë ballkonit.

    Berishën jo vetëm që e kanë braktisur në ‘rrugën e Shpresës’ (siç ai e quan), por militantët nuk ia ndjekin fjalimet as live në Facebook.

  19. lexova shume komente te njerezeve te indinjuar dhe kane te drejte per cfare bejne keta doktora kriminela por nje gje eshte e sigurt se keta nuk kan per te bere asnje dite burg sepse do paguajn e javen tjeter i ke ne pune se keto leket nuk i kane marre vec per vehte por edhe per shefa e ministra qe dinin cdo gje por benin sikur nuk dinin shih akuzat dhe ke rrezultatin shperdorim detyre hahaaaaaa ne te gjithe instutucionet eshte keshtu per te pasur nje pune te mire ku ka ryshfet duhet paguar shefi drejtori zevendesi sekseri e shume te tjere pra eshte e kote nuk behet me ai vend me hajdut qe nga kryeministi e deri me i vogli pushta kurva spiun mashtrusa bythlepirsa qe shesin gruan e motren per nje rroge.

  20. ORE KU JANË ATA “VIPat” QË DALIN NË MEDIA NGA MËNGJESI NË DARKË PËR LLOJ LLOJ BUDALLËQESH, DALIN NË INSTAGRAM E TIK TOK PËR PORDHË ME RIGON, PËR TË TREGUAR KU PO HANË A PINË APO KU KANË SHKUAR ME PUSHIME? SI KA MUNDËSI QË NUK KA ASNJË PRONONCIM APO POSTIM PËR KËTË MEGASKANDAL TË ONKOLOGJIKUT? APO Ç’IU PLASI ATYRE SE ATA MJEKOHEN TE PRIVATI MË I SHTRENJTË APO JASHTË SHTETIT, SE JANË VIPA PATJETËR, KANË XHEPIN PLOT. SKANDALET E ONKOLOGJIKUT JANË HALLET E POPULLIT, JO TË TYRE, SIGURISHT. ATA JANË VETËM PËR TË SHITUR PORDHË NËPËR MEDIA SE SA ÇANTË TË BUKUR E TË SHTRENJTË KANË, SA MAKINË LUKSOZE KANË , SI HIPIN NË BUSINESS CLASS NË AVION, ETJ ETJ, PA PASUR ZEMËR, APO EMAPATI PËR ASKËND TJETËR VEÇSE PËR XHEPIN E TYRE. DHE AS QË DUAN TJA DINË SE SA RRUMPALLË ËSHTË QEVERISJA APO MJEKËSIA. SIGURISHT EDHE NUK FLASIN SE UA RREGULLON MIRË RILINDJA È BABLOKUT PASTAJ!!!

    1. 1 . Problemi ( per ke e ka vuajtur) eshtë qe edhe tek privati ne Shqiperi ,punojnë mjeket e shtetit mbasdite , qe dmth cilesia ngelet e njejte ..
      te pakten teorikisht .
      2. E njoh mire ate ambient duke qenë se para dy vjetesh pata rastin qe te kuptoja sesi funksionon Shendetesisa ( kinse falas ) shqiptare e Rilindjes : Jane nje tufe horrash ( ne 70 % te rasteve sepse ka edhe njerez me integritet ) te cilet jo vetem nuk kane piken e empatise ( çka ështe detyruese per nje mjek ) por kane edhe nje arrogancë te tmerrshme dhe katundareske….Ky tipi qe del ne foto , kirurg demek, ështe nje kokerr kurve arrogant qe nuk vlen as per fatorino autobusi ( flas per autobusët dhe fatorinot shqiptare ).
      Patronazhistet pastaj ( Keta tipat civile qe dalin dhe numerojne njerezit tek dera ) jane edhe me hale akoma….Kane një arrogance edhe me te madhe sesa kategoria e këtij kinse-mjekut , c’ka ështe e pakuptueshme.. sepse jane fund e krye persona civil te pashkolluar.
      3.Perfundimisht ne Onlologjikun e Rames se “Shendetesisa falas ” edhe nje parking makine nuk e gjen dot …dhe me kete kam thene gjithshka .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *