• |
ide | kryesore

“Po vras veten”, Komentatori italian Caressa mbytet te goli i Zaccagni: video bëhet virale

Sport, Video
Caressa


Komentet e ndeshjeve të Kombëtares së Italisë nga Fabio Caressa janë gjithmonë legjendarë. Gazetari roman jep më të mirën e tij kur bëhet fjalë për të kaltrit. Ai nuk bëri përjashtim edhe dje kur gjatë barazimit të Zaccagni kundër Kroacisë, ai bërtiti aq fort sa u mbyt.

CARESSA U MBYT TE GOLI I ZACCAGNI

Thënia “britmë e mbetur në fyt” nuk ka qenë kurrë më e përshtatshme, sepse dje komentatori i njohur i Sky Sports Caressa bërtiti aq shumë në golin e barazimit të Zaccagni kundër Kroacisë që vlente kualifikimin në fazën e 1/8 të Euro 2024, saqë u mbyt vetë. “Zaccagni, Zaccagniii, mrekullia e Zaccagni! Mrek…(kollitet)… po vras veten… kjo është një mrekulli miku im”, ishin fjalët e komentatorit Caressa gjatë episodit. Më pas ai e mbylli lidhjen duke bërë shaka: “Sa na bën të vuajmë ky top”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *