Kur Emmanuel Macron kandidoi për herë të parë për president në 2017, Sylvie Willot votoi pro tij. Asaj i pëlqente dinamizmi i tij rinor, idetë novatore me të cilat ai shfaqej bindës. Asaj i pëlqente edhe fakti se njësoj si ajo, ai ishte me origjinë nga Amiens. “Ne ishim krenarë që presidenti ishte nga këtu”, komenton kjo amvise 57-vjeçare.
Por sot, në zgjedhjet e parakohshme legjislative që kreu i shtetit thirri pas disfatës së hidhur të kampit të vet në zgjedhjet evropiane Znj. Willot synon të votojë për Bashkimin Kombëtar – partinë e së djathës ekstreme që ka shndërruar Macronin në armiku i vet të betuar .
“Unë u zhgënjeva nga Macron,” shpjegon ajo ndërsa fut pazaret e veta në bagazhin e Citroenit C4 gri, përballë supermarketit Lidl, në një zonë të klasës punëtore të Amiens. “Ai tha se gjërat do të ndryshonin për punëtorët, por asgjë nuk ka ndryshuar.” Sylvie Willot nuk është e vetmja që ka mendime të tilla në këtë rajon të thellë francez. Këtu, e djathta populiste po rritet gjithnjë e më shumë mes votuesve, të cilët duan një politikë të vendosur përballë emigracionit dhe pasigurisë, duke kërkuar forcimin e autoritetit të shtetit. Kështu Florenti, 51 vjeç, pronari i një dyqani biçikletash në Amiens, këmbëngul: “Ne duhet të rivendosim autoritetin në të gjitha nivelet. Kur isha i ri, ne i respektonim mësuesit, e respektonim policinë. Sot mësuesit ofendohen nga nxënësit e tyre ndërsa policët po gjuhen me gurë. Eshtë çështje edukimi, ne duhet të rikthehemi tek vlerat e vërteta.
Qëndrime të tilla has shpesh në këtë Venecia të vogël Veriut. Për një kohë të gjatë, ky qytet ka shërbyer si lakmues për të testuar ndryshimet e elektoratit. Zona e tij këmbësore, në restorantet e së cilës banorët e pasur darkojnë me specialitet lokale, kontraston fort me lagjet e braktisura, të cilat dëshmojnë për rënien industriale të Francës. Gjatë dekadave të fundit, Amiens ështe lëkundur midis qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë, përpara se të tubohej rreth Macronit, shtatë vite më parë, kur ai u bë kreu më i ri i shtetit që pas Napoleon Bonapartit.
Por të dielën e 9 qershorit, Amiens i ktheu shpinën presidentit. Lista e tij u mund, si nga e djathta po ashtu dhe nga e majta radikale, në zgjedhjet evropiane. Sipas sondazheve, aleanca makroniste e qendrës mund të regjistrojë një humbje edhe më të thellë në zgjedhjet parlamentare, dy raundet e të cilave do të zhvillohen më 30 qershor dhe 7 korrik.
Partia e tij me gjasë do të përfundojë shumë më poshtë se Bashkimi Kombëtar dhe Fronti Popullor. “Çfarëdo që të ndodhë, unë jam i shqetësuar,” na tha Michel, 85 vjeç, profesor mjekësie në pension, i cili qe duke bërë pazarin e tij javor, në Super U, bashkë me gruan e tij Claudie, 82 vjeç. “Nëse Bashkimi Kombëtar i Le Pen fiton, do të ketë greva dhe demonstrata të pafundme. Dhe nëse e majta fiton, do të jetë tepër rrëmujë.”
Ashtu si shumë votues, Michel e përjashton mundësinë që makronistët të rizgjidhen. Michel, i cili refuzon të japë mbiemrin e tij, ka punuar për vite me Jean-Michel Macron, mjek në Spitalin Universitar Amiens. Familja Macron është shumë e respektuar këtu, siguron ai. Ne anen tjeter, Emmanuel Macron konsiderohet më tepër si një parizian: “Ai u largua nga Amiens kur ishte i ri, për shkak të historisë që njihni” [gruas së tij Brigitte Macron]. Macron nuk u kthye më për të jetuar në Amiens por ai shpesh evokon në rrënjët e tij për të kujtuar dy luftërat botërore që shkatërruan këtë krahinë në shekullin e 20-të.
Dhe ai nuk heziton të propogandojë fantazmën e këtyre viteve të errëta për të paralajmëruar francezët kundër tundimit që të çojnë Bashkimin Kombëtar të Lë Pen në pushtet.
Për vite me radhë, këto argumente i kanë bindur francezët. Ata nuk e vunë për një kohë të gjatë në dyshim predikimin e klasës politike dhe mediave, të cilat ia paraqitën të djathtën ekstreme si trashëgimtare të regjimit kolaboracionist të Vichy-së.
Sot ky arsyetim nuk është më bindës. “RN nuk është raciste,” siguron Sylvie Willot, e cila nuk është një ekstremiste e ushqyer nga një ideologji e urrejtjes. “Nuk e di nëse do të bëjnë më mirë se të tjerët, por ne duhet t’u japim atyre një shans.”
Për të justifikuar votën e saj pro RN së Le Pen, ajo së pari përmend emigracionin dhe rënien e fuqisë blerëse. “E di se shumica e këtyre njerëzve braktisin vendet e tyre nga lufta dhe varfëria, por ne nuk mund ta përballojmë gjithë mjerimin e botës. Ata vijnë këtu, ata nuk punojnë, ata marrin ndihma ndërkohë që francezët që punojnë marrin pagën minimale dhe nuk e shtyjnë dot muajin. Kjo gjë duhet të ndryshojë”.
Në një kafene në qendër të qytetit, Yves, 64 vjeç, na thotë pak a shumë të njëjtën gjë. Përpara zgjedhjeve evropiane, ai dhe gruaja e tij Elisabeth, 68 vjeç, votonin Macronin. Gruaja e tij vazhdon ta bëjë atë për arsye sentimentale – sepse motra e saj ka qenë shoqe shkolle me zonjën e parë.
Por ai do të votojë për Le Pen në zgjedhjet legjislative: “Mendoj se Macron ka punuar mirë ekonomikisht por nuk e ka zgjidhur problemin e emigracionit apo atë të pasigurisë, që buron prej emigracionit”.
Rreth dhjetë vite më parë, Bashkimi Kombëtar ishte një njollë në peizazhin politik francez, ndërsa sot, pothuajse është bërë një parti normale politike, e aftë për të tërhequr votues të pavendosur.
Ky banalizimi është rreziku më i madh për Macronin, po ashtu siç është edhe shfaqja e një Fronti Popullor të së majtës, i cili paraqitet si e vetmja digë kundër ardhjes në pushtet të ekstremit të djathtë, për të parën herë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ky argument zë vend në disa shtresa votuesish. Hedi Marques, 23 vjeç, punon në një parfumeri në Amiens. “Është e rëndësishme që ti pritet rruga RN-së. Unë jam musliman dhe kam dëgjuar se duan të mbyllin xhamitë dhe të ndalojnë mishin hallall. Ata kanë qëndrime raciste”.
Në të kaluarën, Macroni ka arritur ti bindë votuesit për të mbështetur kandidatët e vet centristë, si e vetmja mundësi për të parandaluar që RN të fitonte pushtetin. Dhe ai do të donte ta bënte përsëri. Hedi Marques, megjithatë, nuk është i bindur. “Une do të votoj për të majtën, tha ai. Jam i sigurt se mund të fitojë kësaj here”.
Adam Sage / The Times/ Pergatiti T Çela,Lapsi.al
NDRYSHE ,FLITET DHE NDRYSHE VEPROHET,PER CFAR KAN NEVOJ NJERZIT,NJERZIT NE FAKT KAN NEVOJ PER AT CFAR DUAN PER VETEN NE VECANTI NE MENYR TE NDERSJELLT TA KEMI NE PERGJITHESI ,E VERTETA PER NJERIU ESHTE ,SI BUKA QE HAM OKSIGJENI QE MARRIM PASI PRAKTIKIMI SAJ ESHTE BURIMI CDO ZGJILLJE PER EKZISTENCEN TON PER CDO NEVOJ MBI TOK KURSE MUNGESA SAJ DO THOT FRENIM I GJITHAVE,VALL KETE PO DESHIROJN DISA,SHUM PYETJE DO TJU BEHEN HAP PAS HAPI SHUM REFLEKTIME DERI EKSTREME DO KET MBI TOK DERI SA TI KAP LLOGARIJA NDESHKIMI APO NDRYSHOJN DHE JAPIN HAKUN GJITHCKAJE ,KETO JAN TREGUES IMUNITAR REFLEKTIMI MASE ZHVILLIMI NGA ANGAZHIME TE KUNDERTA ME SISTEMIN E FUNKSIONIT EKUJLIBER
Europa the Last Battle (2018)
europathelastbattle.net