• |
ide | kryesore

Tregtarët e vdekjes nuk lindën nga hiçi

1, Arkiva, Ide
andi bushati


Skandali i mjekëve të arrestuar, që privonin të sëmurët me kancer nga mjekimi në spitalin publik, për ti shitur më pas ilaçet në mënyrë klandestine dhe me çmime të papërballueshme, është shumë më tepër sesa komploti i shtatë bluzave të bardha në dëm të pacientëve të tyre. Sado të pamoralshëm, makabër, apo kriminalë qofshin ata, prangosja e tyre, përgjimet e dala dhe zbardhja e një skeme që e përflasin të gjithë që ua ka dashur halli të përballen me mjekime të shtrenjta është dëshmi e një sistemi shëndetësor të kalbur. E po të mendosh se shëndetësia është një nga pasqyrat më të pamëshirmshme të zhvillimit të një vendi, aq më tepër kur ai udhëhiqet nga një forcë që shitet si e majtë, rrënjet e të keqes zbresin edhe më thellë.

Lexo me tej:

“Paguaj ose vdis” tek Onkologjiku, kriminelët me bluza të bardha në pranga

Kujt nuk i’a ka sjellë fati të ndeshet personalisht me këtë dështim spektakolar në drejtimin e një shteti, kur pyetet për sistemin mjeksor, mban mend kryesisht tre gjëra: premtimin e Edi Ramës para se të vinte në pushtet, për mjeksi falas; daljen e tij tek Ylli Rakipi me një tufë veglash të ndryshkura në dorë për të bërë krahasimin me ndryshimin e madh që ka ndodhur; dhe së fundi, propagandën rreth një kryeministri që “brodhi botën si lypsar” për vaksina, për të shpëtuar jetën e popullit të vet.

Por kjo zhurmnajë e denjë për regjimet totalitare bëhet pluhur e hi kur e vë përballë realitetit të hidhur të shifrave. Jo vetëm pasi sot të gjithë e kanë kuptuar se ndryshe nga premtimet e bukura kosto e mjekësisë është bërë më e shtrenjtë se kurrë, por edhe për faktin se statistikat tregojnë se ne klasifikohemi më të keq se kushdo në Evropë, madje edhe në rajonin tonë. Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin perendimor për numrin e mjekëve për 10 mijë banorë. Sipas OBSH-së ajo numëron rreth 18.8 të tillë ndërkohë që mesatarja e vendeve të zhvilluara të Evropës është tek 40-shja. Po të shohësh një tregues tjetër edhe më simbolik, atë të vdekshmërisë foshnjore, që tregon jo vetëm efikasitetin e sistemit shëndetësor, por edhe gjendjen e varfërisë dhe situatën ekonomiko shoqërore, e vërteta është me e hidhur. Këtë të dhënë që i shërbeu gjeografit dhe sociologut të shquar Emanuel Todd, për të parashikuar që në vitin 1976 rënien e perandorisë sovietike dhe që përdoret sot e gjithë ditën si tregues i shëndetit të një shoqërie, ne e kemi sa dyfishi i rajonit. Në Shqipëri vdesin 8 bebe në çdo 1 mijë lindje.     

Edhe me statistikat aq shumë të propoganduara për luftën “e suksesshme” ndaj kovid 19, përralla rilindase është një gënjeshtër me bisht. Ndonëse Edi Rama e ktheu në kauzë të tij të fushatës elektorale fitoren ndaj pandemisë, madje duke manipuluar edhe formularët e vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostatit dhe të FMN-së Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë gjatë vitit 2020. Edhe për fushatën e vaksinimit, për të cilin kryeministri mburrej: “fat që më keni mua”, jemi renditur të parafundit në rajon duke lënë pas vetëm Bosnje Hercegovinën

Andi Bushati: Shpirtrat e vdekur nga virusi i pushtetit

Këto janë të dhënat e një sistemi në prag kolapsi, të cilin për hir të së vërtetës rilindja, kur erdhi në pushteti, e trashëgoi në të njëjtën gjendje, por ama për të cilin nuk bëri asgjë për ta përmirësuar. Dhe kjo e ka një shpjegim, pavarësisht investimeve që janë hedhur dhe kopshteve apo fasadave të rinovuara të spitaleve që i tregohen publikut në edicionet e lajmeve.

Që kur erdhi në pushtet, Rama dhe të tijët, i panë koncesionet në shëndetësi, ashtu siç do të projektonin më pas inceneratorët: si një mirierë ari për tu grabitur. Jo më kot ato po hetohen nga drejtësia që ka nxjerë deri tani në pah abuzime të paimagjinueshme. Sepse paratë e hedhura gjoja në emër të shëndetësisë falas kanë avulluar. Për Check Up-in, e dështuar ku paguhet edhe për ata që nuk paraqiten, shqiptarët shpenzojnë mbi tetë milionë euro në vit. Për ofrimin e setit të instrumenteve kirurgjikale, që quhet i konsumuar edhe për një heqje thoi, harxhohen aktualisht rreth 17 milionë euro. Për dializën që kryet në mjediset e spitaleve publike mbi 9 milionë euro, ndërsa për laboratëorët dyfishi i kësaj shume. 

Pra gjysëm miliardi euro, të hedhura në favor të njerëzve anonimë, shpesh pa lidhje me fushën dhe me procedura krejtësisht të dyshimta. Kjo është e vërteta rrënqethëse e sistemit tonë mjeksor, të cilin ata që sapo dalin nga bagat e shkollës duan ta braktisin për të vrapuar drejt Gjermanisë, ndërsa një pjesë tjetër, kërkojnë ta mjelin, siç bënin ata monstrat e onkologjikut. 

Kur mëson këtë gjëndje të mjerueshme, kur ndërgjegjësohesh për grabitjen e dirigjuar nga lart, natyrshëm të ngrihen disa pyetje: A nuk është një sprovë e madhe të qëndrosh profesional dhe i moralshëm brenda këtij sistemi? A nuk e tradhëton mungesa e idealizmit të shefave, betimin e rekrutëve të rinj të urdhrit të Hipokratit? A nuk stimulon grykësia e atyre që kanë mbi kokë, oreksin e peshqve të vegjël? A nuk e ysht ky batak vesin?

Asnjëra prej këtyre pyetjeve nuk ka për qëllim të shfajësojë sadopak tregtarët e dyshuar se bënin biznes me vdekjen nga kanceri. Nëse i kanë kryer krimet për të cilat akuzohen, ata le të digjen në turrën e druve të moralit publik. Por ama, linçimi i tyre nuk është asgjë më shumë sesa një pjesë e së tërës, pasi sado kriminalë apo të pashpirt të jenë treguar, ata janë njëkohësisht mostrat dhe viktimat e një sistemi të projektuar mbi kokat e tyre, arkitektët e të cilit do vazhdojnë të pjellin të ngjashëm.

©Lapsi.al

 

 

 

 


25 Comments

  1. KADRI YMERIT ENDE PO I MBANE GOJA ËRE MUTI -MUT VELIUT DHËMBET I KA TE KRIMBUR ËNDE-KOL KYÇI ME SY TË QAKARUAR-FRRYK ÇYPI ME GOJE SI GROPË MË MUT thotë:

    SHËNDETESIA E EDI RAMËS DESHTOJ MË TURPE ,EDHE PSE PO I VJEDHË LEKËT MË THASË

    1. Pasqyra e degradimit te Shqiperise= Drejtesi e deformuar + media e japur+politik e inkriminyat +shendetesi ne koma+ arsim ne injorance

    2. Futja kot. Shkrim i parashikueshem. Shendetesia keshtu ka qene perjete. E keshtu do jete. E kemi te keqen brenda. Jemi grabitqar si race

  2. Here pas here ky Bushtati behet i pacipe njesoj si Rma me hajdutet e tije, kur thote pa puke turpi se: Per hir te vertetes (genjeshters ) hajduti e gjeti keq mjkesine dhe permtoi ta bente falas (djegas) dhe vodhi te gjitha ato qe permend Bushtati, e per çudi thote se ashtu e gjeti.. OK Bushtati! Ne qeverine e

  3. Here pas here ky Bushtati behet i pacipe njesoj si Rma me hajdutet e tije, kur thote pa puke turpi se: Per hir te vertetes (genjeshters ) hajduti e gjeti keq mjkesine dhe permtoi ta bente falas (djegas) dhe vodhi te gjitha ato qe permend Bushtati, e per çudi thote se ashtu e gjeti.. OK Bushtati! Ne qeverine e mepareshme nuk kishte vjedhje te perditeshme siç behen sot e 11vite o Bushtat i sinqerte? Apo jo?

    1. Kishte vjedhje dhe korrupsion edhe ne qeverine e meparshme, sic ka pasur ne cdo qeveri pas 1990, por specialistet e rilindjes e kthyen ne perfeksion. Vjedhin me shume se gjithe ata te tjeret bashke. Sa te duken Meta, Nano e Berisha si engjej. Ku krahasohen veprat e ketyre me videon e Metes. Ata perpara merrnin vec % e tyre, keta e duan te gjithen dhe madje edhe per vitet e ardhshme kur te mos jene me ne pushtet

      1. E dimë që ai mandat është i pavlerë, por dimë që Berisha është falur, në kohën kur ka tentuar të vrasë njerëz në PD, falet çdo ditë kur shpenzon shuma të mëdha për militarë dhe për simpatizantë që i vijnë rreth e rrotull ose paguan shuma të mëdha për gjyqe nëpër botë.
        Pyesni o shpellkare kur min ka qene vasili ndoka dhe spahia i vogel cfare shumash kane vjedhur dhe ku i dergonin milionat e eurove pa lene asgje pas per shendetesine

  4. KADRI YMER KËLLIRA DUKE JUA FUTUR KARIN NË BYTH TE GJITHE KETYRE I KA NXJRRË PUNE BAROM BEGAJT thotë:

    BAROM BEGAJ ESHTE DUKE I SHËRUAR NE AMBIENTE SEKRETE
    FRRYK ÇYPIN
    MUT VELIUT
    KOL KYÇIN SALLAKS
    DENIS MINGEN
    SKENDER GERON MINXHOZIN
    KAR BOLËN BOLINO
    LENC VANGJELIN
    BERAT BUZHALEN
    MIL ZEKËN
    YLLI PATËN
    MENTOR NAZARKON
    KRESHNIK SPAHIUN
    DRITAN HALE-n
    VËLLAIN E KIMETE BERISHËS
    LAL DHJERIN
    OLSI RAMËN ALEXANDER VUÇIÇ
    VLADIMIR PUTININ

  5. E KE QA BUSHAT. ATO QE BOJN KTO VJEDHJE NUK KAN FRIKE SE SEKTI KA KRIJU FRYMEN TRENDIN. ATO SI SEKT SATANIK KNOQEN KUR NJERZIT VDESIN ,TORTUROHEN , VIDHEN.

  6. SONTE NË DARKË NË ORA 20:00

    KOL KYÇI SALLAKS DO TE PUBLIKON NJE VIDEO TE TIJ KUR MASTURONTE LIVE NË SKYPE
    – KADRI YMËR KELLIRA DO TE PUBLLIKON DOSJEN E PLOTË EDI RAMËS KUR E AKUZONTË BABAIN E TIJ KRISTAQ RAMËN SE JA KA PALLUARE GRUAN EDI RAMËS DHE E SOLLI NË JETE GREG KRISTAQ RAMËN

  7. Analiza shume e sakte por na mbetet vetem tiu themi ketyre hajdutave ne pushtet ju rafte kanceri sic i ra Tahirit me bande, ta provoni vete dhimbjen e familjareve.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Kanceri t’ju bijë të gjithë atyre që u japin votën këtyre monstrave antinjeri!

  8. Keta mjeke maskarenj mbajne akoma hater te Saliut e nuk vene ne jete premtimin madhor per “Shendetesi falas” te Timonier Rames dhene solemnisht qe ne 2013.

  9. Perveçse keta pseudo mjeke qe kane vjedhur jeten e pacienteve te tyre duhet te hetohen, gjykohen dhe denohen, Ministri-ja e Shendetsesise, nese ka nje te tille, te jape doreheqjen, por madje e gjithe qeveneveria aktuale te shkrihet. Me gjithe keto skandale, vete Ramziu duhet te jape doreheqjen. Po ku di autokrati ç’eshte demokracia?

  10. Popullsia e vendit ra me 420 mijë persona ndërmjet censeve 2011-2023, teksa mosha mesatare e popullsisë arriti në 42.5 vite, duke u plakur me 7 vjet nga 2011-a. Rënia më e madhe e popullsisë në përqindje ka ndodhur në Shkodër dhe Kukës, teksa popullsia Tiranës, gjatë kësaj periudhe, është shtuar me vetëm 1.2%.ne 2011 kur salihu vodhi zgjedhjet e bashkise tirane u be dhe censusi atehere salihu i quajti te rregullta,kur eshte vete jane bere mire,kur nuk eshte vet te tjeret bejne dallavere,nuk ka pasur dhe nuk do kete njeri me Dallkauk se ky serbi salih berisha qe i thote vetes shqiptar.

  11. ARRESTOHET KADRI YMËR KELLIRA -POLICIA E KAPI YMERIN DUKE JA FUTUR KARN NE BYTH LAL DHJERIT NE ZYRË TE EDI RAMËS thotë:

    KADRI YMËR IK FUTJA KARIN NE BYTH
    KRESHNIK SPAHIUT
    FRFYK ÇYPIT
    KAR BOLËS BOLINO
    KOL KYÇIT SALLks
    OLSI RAMËS

  12. Nuk dua te mbroj mjeket e akuzuar nga prokuroria dhe as koleget e tyre qe veprojne po njesoj. Nese akuzat e prokurorise vertetohen, ata duhet te denohen per korrupsion, mashtim, pastrim parash (sepse me siguri kane marre rryshfet edhe ne shtet), demtim te imazhit te mjekesise, mjekim te pakujdesshem apo neglizhence, heqie te licences per shkelje te betimit te hipokratit etj.
    Por jam dakord me Bushatin kur thote se keta nuk linden nga hici. Nuk jane djaj qe mbine nga asgjekundi ne kete parajse engjejsh. Ata jane pjelle e nje sistemi dhe shoqerie te kalbur ne themel. Prandaj eshte me vlere qe te gjithe ata qe drejtojne gishtin e akuzes te shohin se pari veten ne pasqyre, perndryshe asaj qe ata thone u bie vlera pertoke.
    E kam fjalen per mesuesit, te cilet ne vend qe tu japin femijeve dije, i brumosin ata qe ne femijeri me mesime se si te marrin noten duke cuar zarfa e dhurata, me kurse private e kopjim ne provime, me pjesemarrje ne aktivitete partish e anetaresim ne forumet rinore partiake.
    Per gazetaret e mediat, qe jane kthyer ne gjobvenes e trushpelares, qe promovojne vanitetin e imoralitetin ne vend te punes e virtytit, ku me shume flitet per kriminele e te korruptuar, sesa per shkencetare e njerez te ndershem.
    Per shoqerine civile, qe eshte kthyer ne vegel te politikave te caktuara dhe mekanizem fitimprures, pale ne mashtrim me shume sesa kontribut ne zhvillim, qe mëton me shume ne kapje fondesh per projekte boshe e te genjeshterta sesa ne zhvillimin real te shoqerise.
    Tregojne me gisht mjeket armata e trafikanteve e kultivuesve te droges dhe te korruptiarve te administrates, ata qe me futjen e parave te pista i kane cuar cmimet e apartamenteve e jo vetem, ne nivele te tilla te paperballushme per cdo njeri te ndershem e punetor, duke e detyruar te behet njesoj me ta.
    Te mos flasim per gjykates e prokurore qe jane pasuruar duke liruar kriminele, trafikante, te korruptuar, helmues te popullit e shoqerise, te pasuruar ne nivele te pamendueshme qe te sjellin ne mendje vetem nje pyetje: po rrogen e shtetit per cfare e marrin keta.
    Apo policet, sherbetore te krimit e te lidhur ngushtesisht me te. Njerez qe ketyre mjekeve e cdo qytetari te thjeshte e te ndershen nuk u sigurojne asgje, as mbrojtje, as rend e as siguri. Perkundrazi, behen pale me krimin, me te fortet e lagjeve e zonave qe kane pushtuar gjithcka, prona e hapesire publike dhe qe jane shembulli me i keq me nivel lokal aty ku rriten femijet, e ardhmja e kesaj parajse.
    Ne fund do ishte e padrejte te mos permendnim politikanet. Ata qe ne keto 30 vite kane pasur ne dore te propozojne e miratojne ligje, masa, vendime qe do e kishin cuar kete vend ne drejtimin e duhur, por qe kane bere gjithmone te kunderten duke e rrjepur a shkaterruar deri ne graden qe e shohim ne sot. Ata qe e shkaterruan sistemin shendetesor e ate arsimor, qe u mbipasuruan e qe nuk mbajten kurre pergjegjesi per veprimet e tyre. Edhe tani bertasin me shume se gjithe te tjeret, do bejne ca mjeke koka turku, pak propagande nepwr TV, vete apo permes spin doctorsave te tyre e do vazhdojne te paepur rrugen e tyre drejt shkaterrimit te ketij vendi

  13. JO PA QËLLIM e filluam Demon-kracinë të prirë nga parulla: “Bashkëfajtorë dhe Bashkëvuajtës”. A nuk ishim vetë ne që shkatërruam atë ç’ka ndërtuam në 45 vite punë, gjak e sakrifica?

    Askush nuk analizon po ashtu faktin se, si në fillim të viteve 90-të e mbushën QSUT me militantë të ardhur nga rrethet, që si të gjithë të ardhurit në Tiranë e në rrethinat e saja ata/ato “kapën tokën e pa zanum”. Nuk zbritën thjesht për HUMANIZËM duke i braktisur postet e punës në rrethet përkatëse, POR për “Para, Plaçkë e Poste” (PPP e Homos demon-craticus)….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *