• |
ide | kryesore

Gjergj Luca dhe Elisa Spiropali, dedikimet e ndjera për Ismail Kadarenë

Pikante, Syri i Lapsit


Dhimbja për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare është trendy i ditës në rrjetet sociale. Kush përpiqet të përshkruajë përjetimet personale në takim me shkrimtarin, kush publikon ca vargje nga poezitë e tij e ndonjë tjetër, më me fat, nxjerr nga arkiva ndonjë foto që i ka marrë Kadaresë në kafen e mëngjesit në Tiranë.

Sikur në çdo trend në rrjetet sociale, lufta për pëlqime apo për shikime është e ashpër dhe kërkon mesazhe të forta.

Një i tillë vjen nga biznesmeni Gjergj Luca, pronar i restorantit të peshkut në Elbasan, i cili ka marrë vendimin drastik që ditën e martë ta shpallë ditë zie për restorantin dhe punishten e tij.

Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Gjergj Luca ka njoftuar se do të ulë në gjysëm-shtizë flamurin, ndërsa premton se do t’i bëjë punëtorët të flasin për Ismail Kadarenë. Se si do t’ia arrijë kësaj, që t’i detyrojë punëtorët e tij të flasin për Kadarenë, kjo nuk dihet. Video më poshtë:

Një dedikim prekës për ikjen e Kadaresë e ka pasur edhe Elisa Spiropali, ministre për parlamentin. E njohur për talentin e thurjes së lëvdatave, Elisa Spiropali është lëshuar e gjitha në një breshëri epitetesh me të cilat e paraqet Kadarenë si një shkrimtar që frymëzoi brezat për të punuar për një Shqipëri të begatë dhe se kush e kritikon është “trukokall” që flet vetëm “broçkulla”.

Më poshtë edhe statusi i plotë i Elisa Spiropalit, i shoqëruar me foton përkatëse.

“Hyu Kadare

Hyu Kadare nuk qe një ardhës dhe ikës i zakonshëm, një shëtitës, një kalimtar, ndër të shumtit e kësaj bote.
Hyu Kadare ishte i rrallë, i çmuar, i jashtëzakonshëm.

Kadare ishte nga raca e qiellorëve, gjenialëve, profetëvë. Atyre që popujve, kombeve, komuniteteve, bashkësive, racave, u sjellin fat kur janë në mjerim, u tregojnë zgjidhje kur janë në hall, në vështirësi, në moment kritik, u sjellin një udhërrëfyes kur nuk dinë nga t’ia mbajnë, kur zjarri po fiket dhe duhet ndezur, kur drita meket dhe duhet gjallëruar.

Hyu Kadare erdhi, mblodhi shkarpat, ndezi zjarrin, edukoi brezat, frymëzoi miliona individë, nuk la të degradojë shija, të shprishet estetika, të kalbet dëshira për të lexuar, punuar, kontribuar për një Shqipëri të mbarë e të begatë.
Kadare ushqeu shpirtërisht dhe lartësoi mendërisht një popull të tërë.

Kadare e ngriti Shqipen dhe Shqipërinë në lartësi dhe largësi të panjohura më parë.

Mjerë kritizerët trukokallë që thonë se qe i tillë si shkrimtar, e i atillë si njeri, dhe broçkulla të tjera që Hyut veçse ia shtojnë lavdinë, dhe mediokrit i hedhin në honet e harresës.

Ta nderojmë, respektojmë, kujtojmë në pafundësi, është më e pakta që duhet dhe mund ta bëjmë për Hyun Kadare që erdhi na fali gjithçka, dhe iku pa na marrë asgjë.

Mall”


16 Comments

  1. Ne fakt “nder me te madh” se do i bejne kur futesh ne gojen e ketyre zgjyrsave nuk ka… “Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti” tani!!! Nje bastard me pak…

  2. Ne fakt levdatat e marra nga spiopalja apo spiropalet e shumte qe ka raca jone,goxha e ngrene Kadarene,bejne te kunderten. Nuk eshte cudi qe edhe ata qe i lane njerezit e prekur nga kanceri te vdisnin te bejne gare se kush eshte me humanisti ne kete vend te mjere ( jo vetem ekonomikisht) .

  3. Keto dy qenije jane shume te shpifura sa edhe kur flasin me terma hyjnore te vjen ndot edhe nxjerr ndonje te tille si keto nga zorra qorre,nje ere e tmerrshme qe shkerrmoq çdo gjallese mbi toke !
    Ne largesi dhe jo dhe aq Kadare i ka sherbyer rregjimeve ne menyren e vet,dhe kryesisht Narokos se tanishme !
    Elise dhe ti peshku i qelbet perpara se te flisni e te hani ate te rradhes me pythni pak menderen ne diten e saj me te keqe !!!!

    1. dy flliqesira neokomuniste i bejn elozhe idolit te tyre komunist
      mjer nji komb qe historikisht ju serviloset pushtuesve dhe diktatoreve
      cojne ne piedestal nje njeri qe ju ja vendosur epitetin jashtqitje

  4. “Hyjnesha “ qe i shkoi MGonigal me cante me pare dhe breke mendafshi ne hotel ??

  5. e gjeta, me ne fund ça i lidh kta te dy, kjo vdiste per peshk e njala, ky eshte specialist njale

    Ku ti kerkoj njalat e tua, PS ?

  6. Mirmbrema!
    Po si mund te behet robi kaq bajat,Kadare si shkrimtar eshte i madh ska nevoje qe te flasin kot por per Shqiperine ska bere gje,ju luten ta benin president spranoi njehere seshte bere burre te flasi per keta hajduta qe na mbyten 32 vjet,66 vjet hengri me me Verin ka ishte nuk ishte Kinica ose Asllani por shkrimtar i mire.
    Naten

  7. A ka patur nevoje nevoje Kadareja per paret e Spiropalit?Po I conte nje zarf dhe bente nje foto!Me cfare gjuhe flisnin te dy?Cfare muhabeti bente Kadareja me kete prostitute elite??????I mirte zarfin dhe I ferkonte shalet kesaj baxhelle Kaq se I shkreti ishte i mbaruar ! Elena nuk ja ka varur qe kur ishte me I ri pastaj jo me nje plak me huqe te pista 😭 Rama I dergonte Elisen me qoka dhe. Te tjera qe kjo eshte e stervitur per keto gjera qe ne rinine e pare te saj 🤪

  8. Ne Shqiperi as I pjerdh njeri librat e ketij !SI VDIQ I PASUR APO I VARFER?NGA QENDRIMET E VAJZAVE DUKET SE I KISHTE LENE ME GISHT NE GOJE! thotë:

    Kush ja blente librat ketij?Ndoshta ne Kosove mund te shiten pak shume pak!

  9. Te vinte keq per ushtaret qe mbanin arkivolin !NDOSHTA E KISHIN BARKUN BOSH PA NGRENE DHE DUKESHIN TE SHKRETET USHTARE TE SFORCUAR

  10. O elisa o analfabete…. ne shqip është hy hyji dhe jo hyu….po kshu eshte kur e ke mendjen te ca hyn e ca del

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *