Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 8 muaj burg për shpërdorim detyre është arrestuar në Bulqizë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.
Në pranga është vënë, Gëzim Boba, i cili në vitin 2010, teksa mbante detyrën e përgjegjësit të Zyrës së Urbanistikës në bashkinë Bulqizë, me veprimet e tij në kundërshtim me ligjin, ka vendosur dërgimin për miratim të dy kërkesave për leje ndërtimi, të kërkuara nga dy persona të tjerë.