Aventura e Shteteve të Bashkuara në Kupën e Amerikës përfundoi mes një mijë polemikash. Vendasit u eliminuan pas disfatës ndaj Uruguajit, por në ndeshje rëndoi një episod i dyshimtë i cili tërboi amerikanët. Kombëtarja me yje e vija ishte e bindur se goli i ndeshjes u shënua nga Olivera në pozicion jashtë loje. Offside nuk u zbulua nga VAR, pavarësisht dyshimeve të shumta. E në fund të ndeshjes shpërthyen shkëndija, për ta thënë më butë, mes Pulisic dhe arbitrit Ortega, i cili nuk pranoi t’i shtrëngonte dorën lojtarit të Milan.
PROTESTA PËR GOLIN NË POZICION JASHTË LOJE
Ndodhi praktikisht gjithçka në stadiumin Arroëhead në Kansas City. Episodi kyç i ndeshjes erdhi në minutën e 66′, kur Matias Ortega shënoi pas një goditje dënimi. Lojtarët e SHBA-së kërkuan për offside, pamjet lënë më shumë se një dyshim, por VAR e aprovoi golin si të vlefshëm. Christian Pulisic, i cili është kapiteni i kombëtares amerikane, ishte ai më i ashpri në protestat kundër arbitrit, peruanit Kevin Ortega.
Lexo më tej: Video/ Kupa e Amerikës, Vinicius i jep fitoren Brazilit: poker ndaj Paraguay, Kolumbia në çerekfinale
PULISIC, ARBITRI DHE REFUZIMI PËR T’I DHËNË DORËN
Por ngjarja vërtet e pabesueshme ndodhi pas fishkëllimës së fundit. Me SHBA-në të eleminuar, e zemërimin në majë mes lojtarëve, Pulisic drejtohet drejt treshes arbitrale dhe fillimisht shtrëngoi dorën me bashkëpunëtorët e kryesorit Ortega më pas tenton të bëjë të njëjtën gjë me bilbilin peruan, i cili gjithsesi mbetet i palëvizshëm dhe refuzoi të shtrëngonte dorën me sulmuesin e Milan, që vazhdoi me protestat e tij.
An official refused to shake Pulisic’s hand after the match pic.twitter.com/lurToJchMC
— FOX Soccer (@FOXSoccer) July 2, 2024