Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së mërkurës në qytetin e Kavajës, ku një 64 vjeçar ka plagosur me mjet prerës dhëndrin e tij.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi P.D. për motive familjare ka qëlluar me thikë burrin e vajzës L.D. 46 vjeç.
Mësohet se 46-vjeçari fillimisht është konfliktuar me bashkëshorten e tij e më pas dyshohet se ka ndërhyrë vjehrri për të ndihmuar vajzën duke e plagosur.
L.D. aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, teksa 64 vjeçari P.D. u shoqërua në polici për zbardhjen e ngjarjes.