• |
ide | kryesore

Përse prekja me dorë e Cucurella nuk është penallti? UEFA ishte e qartë në direktiva

Sport, Video
Cucurella



Polemikat nuk kanë të përfunduar për prekjen me dorë nga Cucurella, në ndeshjen e djeshme, brenda zonës, në kohën e dytë shtesë të Spanjë-Gjermani. Episodi nuk u fishkëllye nga Taylor dhe as u rishikua në VAR. Shumë e konsiderojnë vjedhje, që shkon përtej gabimit njerëzor, duke u zhytyr në teoritë e konspiracionit. Shpjegimi gjendet në direktivat e UEFA-s për Kampionatin Evropian.

POLEMIKA PËR PREKJEN ME DORË NGA CUCURELLA

Në shtesën e dytë të Spanjë-Gjermani, çerekfinalja e parë e EURO 2024, vendasit protestuan ashpër pas një prekje me dorë të topit nga Marc Cucurella, pas goditjes së Musiala. Mbrojtësi i Spanjës dhe i Chelsea në fakt bllokoi me dorë goditjen e numrit 10 të Gjermanisë, siç u dëshmua qartë nga përsëritjet, kur rezultati ishte ende 1-1. Pak minuta më vonë, Merino shënoi golin vendimtar 2-1, që i dha Spanjës kalimin në gjysmëfinale.

Pavarësisht pamjeve që tregojnë topin duke goditur krahun e Cucurella (jo i lidhur me trupin), arbitri Taylor nuk ka fishkëllyer për penallti. E madje as VAR nuk ndërhyri për të korrigjuar vendimin e arbitrit anglez. Edhe pse opinionistët dhe gazetat kanë rënë dakord se ishte një penallti e pastër, vendimi i Taylor nuk ishte i gabuar.

DIREKTIVAT E UEFA-s E SHPJEGOJNË

Arsyeja përse vendimi i Taylor dhe mungesa e ndërhyrjes së VAR janë, në këtë rast, të sakta. Ato mund të gjurmohen në direktivat e dhëna nga UEFA në funksion të Kampionatit Evropian. Dizenjatori europian i arbitrave Rossetti, në seminarin me arbitrat para fillimit të turneut, ka dhënë udhëzime të qarta me ç’rast duhet të fishkëllohet një top i prekur me dorë në zonën e rreptësisë.

Dy parametra janë të rëndësishëm, përveç afërsisë së qartë të krahut me trupin:

fakti që krahu është kryesisht i drejtuar nga poshtë, pra vertikalisht dhe jo horizontalisht dhe/ose pozicioni i gjymtyrëve pas vijës së trupit, duke sinjalizuar synimin për ta tërhequr atë nga trupi.

Cucurella me rastin e djeshëm ka respektuar të dy parametrat. Krahu i tij ishte i drejtuar poshtë dhe pas vijës së trupit. Pra, në fund të fundit, vendimi i arbitrit Taylor ishte i saktë. Edhe pse kjo nuk bind askënd që ka parë goditjen drejt portës të ndalet nga një dorë jo e ngjitur me trupin…


2 Comments

  1. penallti me te paster se kjo nuk ka Ky arbiter qelbesire ka nje nje histori te gjate me keto pislliqe Spanjollet e kane blere FIFA dhe UEFA shume kohe me pare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *