Të nesërmen e eliminimit, dhimbja nuk qetësohet. Në Gjermani askush nuk ndal së foluri për gabimin e arbitrit Anthony Taylor, në ndeshjes Spanjë-Gjermani. Një gabim i rëndë për kombëtaren gjermane, e cila doli nga kampionati europian në çerekfinale ndaj ekipit të De la Fuente. Gazetat gjermane dhe jo vetëm ato vazhdojnë të flasin për episodin e inkriminuar. Sipas asaj që raportohet nga shtypi arbitrit i është dashur të merret edhe me Sandro Wagner, ndihmës i trajnerit Nagelsmann.
Ish-lojtari i Bayern Munich thuhet se hyri në dhomën e zhveshjes së arbitrit menjëherë pas ndeshjes. Fluturuan fjalë të forta, ofendime me tone të larta. Disa dëshmitarë konfirmuan se diskutimi u zhvillua vërtetë dhe ishte shumë i gjallë me përplasjen që kaloi mbi norma. Megjithatë, trajneri i Gjermanisë nuk ka dashur të shkojë më tej dhe ka komentuar ngjarjen si më poshtë: “Nuk e kuptoj se si mund të bëhet një vlerësim i tillë në një milisekondë”. Një anashkalim i papranueshëm, megjithatë, nuk ishte zgjedhja e vetme e gabuar në një ndeshje nervoze me 16 kartonë të verdhë të dhënë.
Lexo më tej: Plasin polemikat, Gjermania e tërbuar me Taylor: dhuratë për Spanjën, mister përse nuk ndërhyri VAR
Por nuk mbaron këtu. Gjithashtu sipas Bild, pas përplasjes me Wagner, arbitri Anthony Taylor është shoqëruar jashtë stadiumit me roje dhe më pas ka hipur në një makinë pa dhënë asnjë deklaratë në lidhje me penalltinë e shumëpërfolur që nuk u akordua. Anglezi doli nga stadiumi 80 minuta pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes. Asnjë lloj shpjegimi, vetëm heshtje dhe një arratisje e vërtetë për të shmangur përplasjet me tifozët.
Se la Germania viene eliminata per colpa di questo rigore negato è una ladrata assurda#Cucurella #SpagnaGermania pic.twitter.com/2mV8XRnQLk
— ilcontismo (@ilcontism) July 5, 2024
MAFIA E FUTBOLLIT JU SHKERDHEFSHA ROPT
TERA CEREKFINALET BARAZIM
Penallti 100%
Po edhe kartoni i kuq për Krosin në minutën e tetë 100%