Franca i bashkohet Spanjës në gjysmëfinalen e Euro 2024. Les Bleus u kualifikuan falë suksesit të arritur me penallti (3-5) ndaj Portugalisë në çerekfinale. Në Volksparkstadion të Hamburgut, ndeshja u ndez në pjesën e dytë me raste nga të dyja palët. Por rezultati mbeti i pandryshuar duke i çuar ekipet në shtesa.
Edhe shtesat nuk prodhuan gol në rastet që krijuan dhe pas 120 minutave në total i gjthë takimi u mbyll 0-0. Për kthesën u desh të prisnim goditjet e penalltive për të përcaktuar emrin e skuadrës që do të ndeshej me Spanjën në gjysmëfinale.
Aty, diferencën e bëri vetëm goditja e Joao Felix, e cila u ndal nga shtylla. Ndërsa Les Bleus realizuan të 5 tentativat e tyre, duke prerë biletën për në turin tjetër.
KUSH SHKOI AI RROTA E KARIT QE PRISTE 3 PENALLTI TU VENDOS RREKORD
YT KURVE MUTI