• |
ide | kryesore

Video/ Pesë penallti të gabuara, Kanadaja eliminon Venezuelën: në gjysëmfinale e pret Argjentina

Sport, Video
Kanadaja


Ndeshja që hapi Kupën e Amerikës do të jetë edhe gjysmëfinalja e parë e turneut: Kanadaja eliminoi Venezuelën dhe gjen sërish përballë Argjentinën, të cilën e kishte vënë në vështirësi në ndeshjen hapëse (2-0). Në ndeshjen e luajtur në stadiumin AT&T, eurogoli i Rondon (65′) anuloi avantazhin e Shaffelburg (13′). Kjo situatë e çoi ndeshjen te penalltitë, ku Vinotinto bëri tre gabime dhe Kanadaja fitoi 4-3.

SHUMË RASTE TË HUMBURA

Ëndrra dhe përralla e ngritur nga Kanadaja vazhdon, teksa ka arritur tashmë një gjysmëfinale historike në Kupën e Amerikës, ku përfshihen edhe ekipe nga Amerika Veri-Qendrore. Do të jenë Canucks ata që do të sfidojnë Argjentinën, në ripërsëritjen e ndeshjes inauguruese: ajo përfundoi 2-0, me golat e Julian Alvarez dhe Lautaro, por Davies dhe shokët e tij e vunë seriozisht në vështirësi Albicelesten. Kanadaja e filloi më mirë dhe Laryea, pas dymbëdhjetë minutash, pa golin e avantazhit të mundshëm të evitohej në vijë. Vetëm një minutë më pas erdhi goli falë një aksioni vetmitar të Jonathan David: sulmuesi shërbeu për Shaffelburg, që shënoi nga fare pranë. Amerikano-veriorët iu afruan dyfishimit të epërsisë së tyre tre herë, me David dhe Laryea, por pa sukses.

Lexo më tej: Video/ Argjentina në gjysmëfinale me penallti: gaboi Messi me panenka, por Ekuadori nuk përfitoi

5 PENALLTI TË HUMBURA

Në pjesën e dytë muzika ndryshoi, dhe Venezuela barazoi në minutën e 65′. Pas një rivënie anësore, Kanadaja u ekspozua dhe portieri ishte jashtë shtyllave: Rondon kaloi Bombito në duelin e shpejtësisë, llogariti distancën dhe goditi perfekt nga mesi i fushës, duke e bërë rezultatin 1-1. Pas kohës së rregullt, siç është zakon në Kupën e Amerikës vijnë direkt penalltitë. Millar dhe Herrera gabuan në penalltitë e dyta, Eustaquio dhe Savarino në të katërtën. Me rezultatin 3-3 gabimi vendimtar ishte ai i mbrojtësit Wilker Angel. Në anën tjetër, Ismael Koné nuk gaboi dhe Kanadaja do të sfidojë Argjentinën, në përpjekje t’i japë vetes një finale të bujshme.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *