Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Memaliaj.
Sipas informacioneve policore një automjet i tonazhit të rëndë që përdoret për shpime për nxjerrjen e ujit është përmbyur dhe ka zënë poshtë drejtuesin, 50-vjeç.
Aksidenti është regjistruar në fshatin Qesarat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.