• |
ide | kryesore

Armë dhe drogë në Durrës/ Si drejtori i shkollës artistike arriti të arratisej kur pikasi policinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Armë dhe drogë në Durrës/ Si drejtori i shkollës artistike arriti të arratisej kur pikasi policinë


Drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, Dashamir Mehmeti është një prej tre personave që nuk u arrestuan gjatë operacionit “Summer” një ditë më parë në Durrës.

Ai nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një pistoletë.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi shkruhet se: në momentin që shërbimet e policisë kanë shkuar në banesën e Dashamir Mehmetit, ai ndodhej në oborr dhe sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap duke kaluar avllinë e banesës në drejtim të banesave të tjera në lagje duke humbur nga sytë e policisë.

Gjykata e Durrësit ka lënë në “arrest në burg” 4 nga të arrestuarit, 7 në “arrest shtëpie” dhe 4 të tjerët në “Detyrim paraqitjeje”, të akuzuar trafik lëndësh narkotike.

Arrest në burg

Xhuliano Xhaferi, arrest në burg
Mehmet Meta, arrest në burg
Zamir Hoxha, arrest në burg
Klodian Sehiti, arrest në burg

Arrest në shtëpi

Durim Meta arrest në shtëpi
Florian Demiri arrest në shtëpi
Flamur Tare arrest në shtëpi
Sadik Lako, arrest në shtëpi
Rustem Kolgjini, arrest në shtëpi
Mariglen Lisi, arrest në shtëpi
Saimir Sina, arrest në shtëpi

Detyrim paraqitjeje

Diamant Shkina detyrim paraqitjeje
Mateos Jeshili, detyrim paraqitjeje
Ergert Patlli detyrim paraqitjeje
Gerald Taraj detyrim paraqitjeje

Kujtojmë që në kërkim janë edhe disa persona të tjerë, njëri prej të cilëve drejtor i shkollës “Jan Kukuzeli”, Dashamir Mehmeti. Gjatë operacionit u sekuestruan një kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte, municion luftarak, qindra doza me lëndë narkotike kokainë, heroinë, kanabis, 20 telefona, 7 automjete, si dhe një shumë parash.

Gjatë hetimeve mbi bazën e autorizimeve të lëshuara nga Prokuroria, janë bërë blerjeve të simuluara tek persona të ndryshëm, të dokumentuara këto me pamje filmike, me dron, përgjime ambientale dhe sekuestrime të lëndës narkotike.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *