• |
ide | kryesore

Dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm, rritet numri i personave të shtruar në spitalin e Bulqizës

Lajme, Të fundit



Është shtuar numri i pacientëve që i drejtohen spitalit të Bulqizës me shenja helmimi teksa momentalisht mësohet se numri i pacientë ka shkuar në 90, nga 50 që ishte deri mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë, Prefekti i qarkut Dibër Nexhbedin Shehu u ka bërë thirrje banorëve mos ta përdorin ujin e pijshëm deri në përgjigje të analizave pasi dyshohet që mund të jetë ky shkaku i helmimit.

“Nga e shtuna ka fluks të shtuar e njerëzve të cilët paraqiten me simptoma diarreje dhe të vjella. Shenjat janë të lehta sipas mjekëve, bëjnë një serum dhe më pas largohen. Por fluksi është i shtuar.

Këto ditë ka mbi 30 raste paraqitjeje. Numri i personave që kanë kërkuar ndihmën mjekësore ka shkuar mbi 90 persona. Analizat të cilat iu bënë ujit kanë dalë mirë. Është në hetim e ende po pësim përgjigjen e një analize të thelluar.

Gjej rast ti bëj thirrje popullatës të bëjnë kujdes, ta ziejnë ujin apo të përdorin ujë të blerë deri në daljen e përgjigjes së analizës. Del mbrëmjen e sotme”, tha ai.

Në Bulqizë nuk është hera e parë që banorët i drejtohen spitalit për ndihmë mjekësore me shenja helmimi, gati një vit më parë pati një helmim masiv ku më shumë se 60 familjarë u paraqitën në qendrën shëndetësore të Gjoricës. Edhe në janar të 2021, u helmuan nga uji i pijshëm 30 persona të cilët u kuruan në qendrën e Shupenzës.

Edhe vitet e shkuara janë shënuar në regjistrat e spitalit pacientë të helmuar për shkak të ujit të pijshëm. Ndërkohë, policia njofton se ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur rrethanat e për të përcaktuar shkakun e helmimit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *