Vijon të shtohet numri i pacientëve që i drejtohen spitalit të Bulqizës me shenja helmimi. Bëhet me dije se deri më tani numri i pacientë ka shkuar në 90, nga 50 që ishte deri mbrëmjen e djeshme.
Prefekti i qarkut Dibër Nexhbedin Shehu u ka bërë thirrje banorëve mos ta përdorin ujin e pijshëm deri në përgjigje të analizave pasi dyshohet që mund të jetë uji i pijshëm shkaku i helmimit, por edhe virozat. Personat e helmuar që kanë marrë mjekim në Spitalin e Bulqizës deklarojnë se kanë pasur dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke.
U bej thirrje turisteve te huaj, te vizitojne Bulqizen, te explorojne thesaret qe ka, natyren, traditen.