“Kemi bërë kërkesë për ekstradim, jemi në pritje”- Akuzat e Arben Ahmetajt në dokumentarin e Rai3, çfarë deklaroi Altin Dumani në takimin informal
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, në një takim me gazetarët, është shprehur se Prokuroria e Posaçme është në pritje të përgjigjes për kërkesën për ekstradim të ish zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.
Altin Dumani u shpreh se procedura zgjat, ndërsa nuk pranoi të komentojë nëse Ahmetaj ka bërë kërkesë për azil.
“Që ditën që kemi bërë kërkesën për ekstradim jemi në pritje”, tha kreu i SPAK.
Lidhur me akuzat e ish-zyrtarit të PS-së në emisionin investigativ “Reporter” të “Rai3”, Altin Dumani theksoi: “Lidhur me inceneratorët, çështja është nën hetim. Edhe deklaratat e dhëna nga personi në fjalë po vlerësohen. Ka persona të hetuar, të arrestuar, një ndër ta është zoti Ahmetaj”.
Dum – Dumani eshte nje patonazhist i thekur i PS-se.
Dumanin e kam shume shok, gjithemone ma ndigjon fjalen dhe keshillat bile nuk ben asnje
hetim pa me pyetur mua. Keshtu ndodhi edhe kur plasi skandali i inceneratoreve. Erdhi ne
dy te nates i veshur tebdil mos ta shifte kush. Cka bere vaki e pyeta une . Mos pyet me tha
jam shume i shqetesuar. -Pse – i thashe une. Ke degjuar per kete vjedhjen e shekullit me
inceneratoret – me tha. Po- i thashe e ku eshte problemi ketu ?, hetoji e rrasi ne burg nga i pari
tek i fundit.
– Mire e ke ti por i pari eshte Ai.
-Kush ai- i thashe une.
-Ai -ma nalt.
-Bllako- e pyeta une
-Ma nalt
-Koka ?
-Ma nalt
-Ahmetaj ?
-Ma nalt ore ma nalt, atje ku ska ma nalt. prandaj kam ardhe tek ti si shoku im me i mencur te me
keshillosh
-Degjo altin- i thashe. Do besh gabimin e jetes po hetove ” ma nalt”. Kurre mos heto milionat, por qindarkat
degjo shokun ti, mos merr veten ne qafe, se ku ka para te madhe ka bela te madhe. merru me keta
peshqit e vegjel se Peshku i madh te fundos varken me gjithe rrjete. E kupton vete ti se je djale
i zgjuar. Dhe keshtu ndodhe , Altini ma degjoj fjalen.