• |
ide | kryesore

O’Brien: Shqetësim i SHBA, veriu i Kosovës dhe ndarja e Bosnje Hercegovinës

Arkiva, Lajme, Të fundit
James O'Brien



Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien i tha të hënën agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputje të një pjese të Bosnjës dhe Hercegovinës, janë rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Por, theksoi ai, forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë dhe misioni i EUFOR-it në Bosnjë janë të gatshme “të pengojnë grupet e vogla lokale që të shkaktojnë dhunë”.

“Jam i inkurajuar gjithashtu që ka pasur bashkëpunim të mirë me autoritetet serbe, me autoritetet e Kosovës, në përpjekje për të trajtuar rreziqet e dhunës dhe të rritjes së përplasjeve në veri të Kosovës. Mendoj se me këtë kemi një shans për procesin politik, që është dialogu (i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian), plani (evropian) i rritjes ekonomike dhe gjërat e tjera për të trajtuar shkaqet e dhunës”, – tha zoti O’Brien, sipas agjencisë së lajmeve Tanjug.

I pyetur pse SHBA-ja mbështeti një tranzicion të Forcës së Sigurisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s dhe pse Prishtinës iu lejua të blejë dronë, kur “sipas Rezolutës 1244, KFOR ishte e vetmja forcë e armatosur e lejuar në Kosovë”, zoti O’Brien tha se rezoluta vendosi “një proces politik për të diskutuar të ardhmen e Kosovës”.

“Ai proces çoi në pavarësinë e Kosovës. Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj”, – tha zoti O’Brien, duke nënvizuar se ajo “po e bën këtë në një proces transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj, por pa kërcënuar fqinjët e saj. Mendoj se në përgjithësi është një lëvizje drejt qëndrueshmërisë në rajon ne do të vazhdojmë ta mbështesim”.

Diplomati amerikan ritheksoi mbështetjen ndaj bisedimeve Kosovë – Serbi dhe themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Janë rreth 400 asociacioni të komunave në të gjithë Evropën dhe ne mendojmë se ky do të ishte një i tillë,” tha ai, duke nënvizuar se bisedimet janë rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt integrimeve evropiane. Të hënën zoti O’Brien diskutoi në Uashington për këto çështje edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Bashkë, diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë dhe rëndësinë e rolit të Shteteve të Bashkuara për suksesin e këtij procesi”, – shkroi presidentja Osmani në rrjetet sociale. Ndonëse formalisht synon integrimet evropiane, Serbia ruan lidhje të ngushta me Moskën e cila mbështet pretendimet e Beogradit ndaj Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 me mbështetjen perëndimore.

Beogradi, ndryshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera perëndimore, nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë. Zoti O’Brien tha se mbështetja për Ukrainën është me rëndësi jetike.

“Ukraina lufton për parimin themelor të tërësisë tokësore. Unë e di që presidenti (serb Aleksandar) Vuçiç flet në lidhje me këtë parim, ne nuk pajtohemi për disa nga aplikimet e tij, por në këtë kontekst, e mirëpresim atë që Serbia po bën duke vënë në dispozicion armët e saj për të ndihmuar Ukrainën të luftojë për një parim bazë të së drejtës ndërkombëtare”, tha zoti O’Brien. /Marrë nga VOA


1 Comment

  1. TASHME ESHTE E VERTET ,SE PAZARET E INTERESAVE TE FSHEHTA PO I ZBULOJN ,VET ANGAZHIMET SHERBIMI QE PO JU BEHET KUDO,SI MUNDESI QE PROBLEMET QELLIMET E MELLA TI ZGJELLIN ME KONFLIKTE TE ULTA POR KJO KA DESHTUAR , thotë:

    SHKAK QE FAMILJET E MEDHA PO SUNDOJN KONTROLLOJN DHE ORJENTOJN QELLIMET KAN DESHTUAR JAN KRYESORJA ,TEJKALIMI MASES ,DHE ULJA BURIMEVE TE DOBIS PIKPYTJE EKZISTENCA MUNGON RIGJALLERIM NJERZOR VETPASTRIM DHE NDJESHMERI VLERA UNITET PER TI KONTRIBUAR ZGJILLJEVE JO SIPAS INTERESIT POR DOMOSDOSHMERIVE NE KETO KUSHTE MUNDESIT SPERMBUSHIN QELLIMET PERDORIMI FUQIS PRISH EDHE ATE PAK CFAR KA MBETUR, TE ZEN MAT TE GJITH NE KURTHIN E PLANEVE TE VETA KA VETEM NJE RRUG,E VERTETA HAKU LARGIMI NGA PADREJTESITVETPASTRIM MARRVESHJE NORMALITETI ME RALITET FUNKSIONAL ME KEQARDHJE DUKE PAR KETO TREGUES JU THEM TE GJITHEVE SHPETONI ATE CFAR KA MBETUR NGA KJO BOT ME DREJTESI QE TE MOS HUMBISNI BASHK ME TE IKJE NGA PERGJEGJSIT KOSTOT NUK KA SHANCE PER ASNJERIN ,POR NDOLL KJO NESE DERI TANI TREYSNIT E ANGAZHIMEVE TUAJA I PAGUAN POPUJT QAN NENAT E TJEREVE PER FEMIJET QE JU VRAT PER EKONOMIN QE SHKATRRUAT TASH KJO PO U BIEN KOKES NE MENYRE TE MERITUAR TA PROVONI JU NE NIVEL LLOJI SI FUQI ,UN MENDOJ SE AKOMA NUK JEMI NE FUNDIN LOGJIK PASI LOGJIKA SHPRESA JAN TE FUNDIT QE VDESIN UN JAM I BINDUR QE SKA NJERI NE KET BOT QE NUK DON VETEN DHE SUKSESIN ,NE ANGAZHIM POR ZHVILLIMET E ANGAZHIMEVE TE TYRE ME FAKTE PO JU SJELLIN TE FRESKET EREN E VETNDESHKIMIT VETSHKATRRIMIT,NUK JAM UN APO SHUMICA QE PO SJELLIM FUNDIN EKZISTENCIAL NJERZOR, POR NJE PAKIC NJERZORE QE PER SHEKUJ MENDOJ DHE I SHERBEJ FUNDIT VET E KY ESHTE NE MENYR TE MERITUAR FAJI TYRE PASI ASKUSH SI DETYROJ VET E ZGJOLLEN KET FUND DHE PERGJEGJSI TRISHTUESE PER VETEN DHE PASARDHESIT E TYRE POR DUKE DEMTUAR EDHE TJERET SHPRESOJ QE TE KUPTOJN PRANOJN DHE ANGAZHOHET SEJCILI NE SHPETIMIN E VET PASI KJO UNIFIKON SHPETIM ZGJILLJE PER TE GJITH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *