• |
ide | kryesore

Presidenti dekreton dy ambasadorë të rinj në Kanada dhe Azerbajxhan

Arkiva, Lajme, Të fundit


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të Besart Kadisë, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, rezident.

Më parë, kreu i shtetit liroi Blerta Kadzadej vetëm nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit. Gjithashtu, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të Artemis Malo, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident.

Në fund të muajit maj, Kadia dhe Malo u larguan nga detyrat e tyre që mbanin si zëvendësministra në Ministrinë e Punëve të Jashtme.


3 Comments

  1. Çun pa lidhje ky…Sa per ps e pd po ato bashke jan ..fusin ndonjejer si tiger tw zemeriar skraparlliun dhe ja ku u krye çorba

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *