• |
ide | kryesore

Kishte mbjellë kánabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Lajme, Të fundit
Grabitet me armë 40 mijë euro një pikë transfertash parash në Tiranë, autori largohet me biçikletë


Një person ka përfunduar në prangat e policisë në Lazarat. Shtetasi me iniciale A. P. mësohet se kishte mbjellë bimë kanabisi në oborrin e shtëpisë së tij. Po ashtu në vijim të kontrolleve, në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 600 gramë cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale kombëtare “Territor i pastër” dhe “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë intensifikuar kontrollet në terren.

Si rezultat i kontrolleve, u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Lazarat. Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se ka kultivuar në oborrin e banesës së tij, 10 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilët u asgjësuan nga Policia. Në vijim të kontrolleve, në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 600 gramë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *