• |
ide | kryesore

Transportonin dru të prerë në mënyrë të paligjshme, nis hetimi penal për katër persona në Bulqizë

Lajme, Të fundit


Hetohen penalisht katër persona në Bulqizë. Mësohet se H.H, G.H, H.K, dhe Sh.K, janë kapur duke transportuar me dy automjete 10m³ lëndë drusore, të prera në mënyrë të paligjshme.

Për pasojë janë sekuestruar dy automjetet dhe lënda drusore.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Kontrolle të shtuara nga Policia, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

U kapën duke transportuar me kamion, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, nis hetimi penal për 4 shtetas.

Sekuestrohen 2 automjete dhe rreth 10 m³ lëndë drusore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, në vendin e quajtur “Fusha e Zogut”, kanë kapur shtetasit H.H., G.H., H.K., dhe Sh.K., duke transportuar me dy automjete rreth 10m³ lënde drusore, të prera në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi penal për 4 shtetasit e lartëpërmendur, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *