• |
ide | kryesore

Dorian Petoku me 2 shqiptarë të tjerë dhunuan në burg autorin e vrαsjes së “Diabolik”

Arkiva, Lajme, Të fundit
petoku burg



Raul Esteban Calderon me nofkën “Argjentinasi” i arrestuar në dhjetor të vitit 2021, i akuzuar për vrasjen e liderit të tifozëve ultras të Lazio, Fabrizio Piscitelli në gusht të 2019-ës është dhunuar në burg.

Mediat italiane shkruajnë se ishte prokurori që e zbuloi ngjarjen e ndodhur muaj më parë, gjatë marrjes në pyetje këtë të enjte në burgun e Rebibbia të Romës. Autorë kanë qenë tre persona dhe njëri prej tyre sipas mediave italiane ka qenë shqiptari Dorian Petoku. Të tjera media italiane shkruajnë se Petoku është ndihmuar nga dy shqiptarë të tjerë, por nuk jepen identitetet e tyre.

 

Arrestohet në Tiranë Dorian Petoku, pjesë e organizatës kriminale - Shqiptarja.com
Dorian Petoku

Petoku është dënuar në 2022 me 12 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge njihet si një nga miqtë e Piscitelli-t që mbante nofkën “Diabolik”. Pisticelli ishte pjesë e një grupi kriminal që hetimet zbuluan se ishte përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e drogës. Dhunimi i autorit të vrasjes ka kaluar megjithatë në një heshtje nga të gjitha palët. Edhe vetë i dhunuari nuk ka folur.

Diabolik, Calderon scaricato dalla donna che temeva di essere accusata. «L'hai fatto con la pistola mia»
Raul Esteban Calderon

“Më 10 janar mora një denoncim nga një koleg për një ngjarje që e kishte vënë në dyshime një ditë më parë dhe që kishte prishur rendin, me disa të burgosur që kishin dalë me nxitim nga shëtitja. Me kryerjen e kontrolleve, u bë i mundur rindërtimi i sulmit ndaj Calderon nga tre të burgosur. Për këtë u panë pamjet e sistemit të vëzhgimit me video që rrethonte fushën e sportit. Një prej tyre është Dorian Petoku” – shpjegoi drejtuesi i atëhershëm i njësisë operacionale të burgut të Sigurisë së Lartë, duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve Rita Ceraso dhe Mario Palazzi.

Mediat italiane shkruajnë se Petoku, një narkos shqiptar i dënuar si pjesë e hetimit “Grande Raccordo kriminal” i antidrogës së Romës ka qenë në arrati për disa muaj pasi ishte larguar nga një komunitet i rikuperimit ku ishte transferuar nga autoriteti gjyqësor.

Omicidio di «Diabolik» Fabrizio Piscitelli, l'imputato Calderon aggredito a Rebibbia da tre detenuti. L'ispettore: «Clima omertoso» | Corriere.it
Fabrizio Piscitelli

“Në atë zonë ka vetëm kamera video survejimi dhe jo oficerë, sepse nuk ka staf për ta mbuluar atë zonë. Calderon ishte i vetëm në fushën e sportit dhe po shihte një ndeshje futbolli mes të burgosurve, kur me shpejtësi tre prej tyre iu afruan dhe e goditën me grushte”, – tha dëshmitari i cili, pasi pa pamjet, e thirri Calderon në zyrë.

“Ai u shfaq me kokën e mbuluar dhe kur i kërkova ta zbulonte, vura re mavijosje dhe gërvishtje në fytyrën e tij. Në atë moment i thashë të shkonte të bënte denoncimin, por ai nuk pranoi”, – tha ai.
Argjentinasi u pyet për arsyet e sulmit, por “ishte i rezervuar në lidhje me shkaqet”, tha inspektori. Pas atij episodi “ne vendosëm të izolonim Calderon për të mbrojtur sigurinë e tij derisa ai të transferohej në një burg tjetër”. 

“Argjentinasi” akuzohet edhe për vrasjen e shqiptarit Selavdi Shelaj më 20 shtator 2020 në zonën e Torvajanica. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: La Repubblica: “Mbreti” i drogës Dorian Petoku është në arrati

Ekstradohet në Itali “mbreti” shqiptar i kokainës

Shkrihet grupi i 17 trafikantëve të kokainës në Itali, dalin akuza të reja për Dorian Petokun

“Liruan Elvisin?”/ Përgjimet për trafikantin shqiptar fundosin zëdhënësin e ministrit italian

“Shefi” në pranga/ Artur Ndreka, “mbreti” i ri i trafikantëve të Romës

Hetimet/ Kreu i tifozëve të Lazio u vra nga mafia shqiptare (dalin emrat)


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *