Francezi François Letexier do të jetë arbitri i ndeshjes Spanjë-Angli, finalja e Euro 2024 e planifikuar për të dielën më 14 korrik në Berlin. Këtë e ka bërë të ditur Komiteti i Arbitrave të UEFA-s. 35-vjeçari francez, arbitër ndërkombëtar që nga viti 2017, ka arbitruar tashmë 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij.
Në finalet e Kampionatit Europian të këtij viti, Letexier arbitroi tre ndeshje në grup, përfshirë Spanjë-Gjeorgji, Danimarkë-Serbi dhe Kroaci-Shqipëri. Francezi ishte zyrtari i katërt në ndeshjen hapëse midis Gjermanisë dhe Skocisë në Mynih. Ai ishte gjithashtu arbitri i Superkupës së UEFA-s 2023 mes Manchester City FC dhe Sevilla FC që u luajt në Pire të Greqisë.
Lexo më tej: Prapaskena, Taylor u shoqërua jashtë stadiumit: zv/trajneri gjerman Wagner iu fut në dhomën e zhveshjes
Letexier do të asistohet në finalen e së dielës nga ndihmësit francezë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa Szymon Marciniak (Poloni) do të jetë zyrtari i katërt. Roli i Video Assistant Referee (VAR) iu caktua Je’rôme Brisard (Francë), i ndihmuar nga Willy Delajod (Francë) dhe Massimiliano Irrati (Itali). Tomasz Listkiewicz (Poloni) kompleton formacionin si ndihmës arbitri rezervë.
BREAKING: The UEFA Referees Committee has announced that Francois Letexier from France will referee the UEFA EURO 2024 final between Spain and England 🚨 pic.twitter.com/yggfaU8dJy
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 11, 2024