Spanja po përgatitet për finalen e Kampionatit Evropian ndaj Anglisë së frikshme. Furitë e Kuqe nisin me favoret e parashikimeve dhe me një grup të shkujdesur që zbavitet edhe në stërvitje. Morata dhe Yamal e dëshmojnë këtë me sfidën një-kundër-një, e cila pati një rezultat befasues.
MORATA FANTASTIK, YAMAL DORËZOHET
Alvaro Morata dhe Laminee Yamal u sfiduan një kundër një, në një hapësirë të vogël në fushë dhe me porta të vogla. Sfida, nën vështrimin vigjilent të stafit dhe atë argëtues të shokëve të skuadrës, përfundoi me një rezultat befasues. Sulmuesi i Atletico Madrid, shumë pranë Milan sipas thashethemeve të fundit të merkatos, e fitoi ndeshjen me rezultatin 3-1. Por ajo që mori qendrën e vëmendjes ishin lojërat e çmendura të ish-sulmuesit të Juventus, i cili la pa fjalë fenomenin, sot 17 vjeçar.
Lexo më tej: Video/ Nga pagëzimi nga Messi te rekordi i Pelé, Yamal magjeps Euro 2024: Franca e pësoi dy herë njësoj
MORATA I PAMËSHIRSHËM
Alvaro Morata ishte në formë të shkëlqyer e dukej se po vallëzonte me topin. Finte dhe kundërfinte, hapa të dyfishtë dhe goditje të shpejta që nuk i lanë asnjë shans adoleshentit Yamal. Por veprimi i fundit ishte i denjë për duartrokitje: kontrast i fituar, stopim, topi i futur nën fanellë dhe gol. Mes pasthirrmave “ooohhh”-ve të shokëve të skuadrës në sfond, Morata fitoi super sfidën brenda familjes. E tifozët e Milan ëndërrojnë shumë nëse ai do të nënshkruante për kuqezinjtë.
💥 𝗙𝗶𝗻𝗮𝗹 𝗿𝗼𝘂𝗻𝗱.. ¡¡𝗙𝗜𝗚𝗛𝗧!!@AlvaroMorata y Lamine Yamal se retan en un 1⃣🆚1⃣ en dos miniporterías.
¡¡𝗠𝗨𝗖𝗛𝗔 𝗖𝗔𝗟𝗜𝗗𝗔𝗗 𝗘𝗡 𝗠𝗨𝗬 𝗣𝗢𝗖𝗢 𝗘𝗦𝗣𝗔𝗖𝗜𝗢!!
No te voy a decir quién gana, mírate el vídeo 😉#VamosEspaña | #EURO2024 pic.twitter.com/LKGf9piMcO
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) July 11, 2024