Moise Kean ishte një blerje e shtrenjtë për Fiorentinën dhe mbi sulmuesin ka shumë presion, duke qenë se tifozët presin shumë gola. Një video ka qarkulluar në internet në të cilën shihet ish-lojtari i Juventus duke gabuar në mënyrë sensacionale në goditjet e tij drejt objektivit. Vetëm se e vërteta është ndryshe.
NJË VIDEO E MANIPULUAR
Në orët e fundit, një videoklip është bërë viral në internet. Në të shihet Moise Kean duke goditur topa drejt një shënjestre të madhe që i ngjan tabelës së shigjetave. Goditjet e tij, megjithatë, janë një dështim total pasi ato goditën bazën e poshtme të tabelës. Përdoruesit e rrjeteve sociale shpërthyen me tallje dhe për fat të keq edhe me ofendime. Por ajo video nuk ishte e plotë.
Lexo më tej: E bujshme, Kean ishte në Madrid për vizitat mjekësore, dështon kalimi te Atletico: motivi
KEAN LEJOI FËMIJËT TË FITONIN
Fiorentina ka publikuar në faqen e saj versionin e plotë të videos në të cilën shihet Moise Kean i buzëqeshur duke bërë qëllimisht gabime, pasi më parë kishin goditur drejt shënjestrës tifozët e vegjël. Videoja përfundon me sulmuesin që përqafohet me fëmijët, të cilët ia kthejnë me duartrokitje të forta. Fiorentina, si fjali shoqëruese e videos shkruante: “Kampionët janë të tillë: luftëtarë në fushë, të ndershëm me fëmijët”. Çështja mbyllet këtu.
I Campioni sono così: guerrieri in campo, leali con i bambini.#forzaviola #fiorentina pic.twitter.com/UREgcp5wxU
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) July 13, 2024