Autori i plagosjes së 27-vjeçarit Alfred Marku mesditën e së dielës në plazhin e Tales ka dalë sot para Gjykatës së Lezhës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ermir Lucaj do të qëndrojë në burg pa afat.
Përmes avokatit mbrojtës, ai ka pretenduar se është provokuar nga Marku dhe se armën e zjarrit e ka nxjerr për ta trembur dhe jo për ta qëlluar.
Por pavarësisht këtyre pretendimeve, gjyqtari Elvis Sulejmani pranoi kërkesën e prokurorit Arben Nika, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e 30-vjeçarit Ermir Lucaj dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Kujtojmë se ngjarja u regjistrua të dielën në plazhin e Tales në një zonë të populluar nga pushuesit, kur dy të rinjtë patën fillimisht një konflikt mes njëri-tjetrit, pasi sipas burimeve Marku i kishte ngacmuar të dashurën Ermir Lucës.
Pas ngjarjes, autori u largua nga vendi, duke qëndruar në arrati dhe më pas u kap nga Policia e Lezhës.
I kan bo armet si rroba banjo kur shkojne ne plazh dhe Balla, ministri perditdales ne media e quan sukses.
keshtu ishte nje rast diku ne nje plazh te shqiperise hapi njeri nje çante e ju afrua punetori i plazhit e i tha nuk lejohet ushqim nga jashte me vjen keq.I kthehet tjetri ,jo o vella nuk eshte ushqim eshte pistoleta.Aha i thote punetori i plazhit thashe se fute buke nga jashte pa per pistoleten ska problem……………………
QIJA ROPT CA JETE BEJNE SHQIPOT
O SA KAR ME QEN SHQIPTAR