Tani mund të quhet e mbyllur: Riccardo Calafiori është një lojtar i Arsenal. Mungon vetëm njoftimi zyrtar, por negociatat mund të konsiderohen të mbyllura. E kështu futbolli italian humbet një tjetër element të rëndësishëm, duke treguar se si fuqia ekonomike e disa kampionateve është tashmë e papërballueshme edhe për kampionate si Serie A. Shifra përfundimtare e marrëveshjes është veçanërisht e madhe: 45 milionë euro plus 5 milionë bonuse. Vonesa e transferimit ka ardhur vetëm si pasojë e çështjeve burokratike dhe njohjes së përqindjes së rishitjes ndaj Bazel, e vendosur në 50%.
Lexo më tej: Calafiori i bën të gjithë të lumtur: kalimi te Arsenal i sjell 8 milionë euro edhe Romës
Në dritën e asaj që ka shpenzuar në merkaton e fundit, Bologna do të arkëtojë rreth 23 milionë euro. Për mbrojtësin Calafiori një kontratë prej katër milionë euro për pesë vitet e ardhshme, kur do të luajë në Emirates Stadium nën urdhërat e teknikut Mikel Arteta. Me shumë mundësi mbrojtësi do të jetë në Londër që nesër, për të nënshkruar me Gunners. Në këtë pikë kuqeblutë duhet të intensifikojnë sulmin për të siguruar shërbimet e Mats Hummels, qendërmbrojtësit gjerman që do të mbulojë vendin e lënë bosh nga italiani.
🚨🔴⚪️ Riccardo Calafiori to Arsenal, here we go! Bologna and Arsenal have started to exchange documents right now.
All sorted also between Bologna and Basel.
Calafiori will sign five year deal (no option) for €4m/season net.
Medical in the US, deal done and story confirmed. pic.twitter.com/mmvdpOAyWd
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 24, 2024