• |
ide | kryesore

Erdogan për Netanyahun: E gjithë bota ka parë se si Kongresi amerikan e duartrokiste një vrasës

Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan dënoi Kongresin e Shteteve të Bashkuara për duartrokitjen e fjalimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilin ai e përshkroi si plot delirium.

“E gjithë bota shikoi dhe pa se si një vrasës gjenocidal u duartrokit në Kongresin amerikan. Mendoni për ata që vranë pothuajse 40 mijë fëmijë, gra dhe të moshuar. Dhoma e Përfaqësuesve i duartroket. Kështu të themi, ata që i mësojnë të gjithë botës për demokracinë dhe të drejtat e njeriut nuk kanë asnjë shqetësim për të mbajtur Hitlerin e kohës sonë në nderim të lartë,””, tha Erdogan.

Ai shtoi se bota po përballet me një humbje të arsyes pasi Kongresi pret një “kasap” që ka gjakun e 150 mijë banorëve të Gazës në duart e tij. Izraeli është akuzuar për gjenocid përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ).

Kjo e fundit urdhëroi Tel Avivin të ndalonte menjëherë ofensivën ushtarake në Rafah në Gazën jugore, ku më parë kishin kërkuar strehim më shumë se një milion palestinezë. Ndryshe, Netanyahu gjatë qëndrimit në SHBA ka takuar presidentin aktual, Joe Biden, ish-presidentin, Donald Trump si dhe kandidaten demokrate për president, Kamala Harris.


8 Comments

    1. SEJCILI NE KETE BOT ME ANGAZHIMIN QE KA ,PO MERR HAKUN NE CDO KUPTIM ,DUKE DITUR QE PADREJTESIJA KA URREJTJE ,HAKMARRJE NDESHKIM DHE ANGAZHIMI NE TE VERTETE KA RESPEKT NDERIME PERKRAHJE SHPERBLIM ,ASNJERI SKA ARSYE TE ANKOHET PER RENDIMENTIN PASI ESHTE I MERITUAR PER DHOJIN E ANGAZHIMIT

  1. Rrobqirat e Shqiperise u bene dhe bythqira te Lgbt vetem karin Amerikan mos e tradhetojne. Popull vari kars ky i sotshmi i mbush me kurva dhe bythqira pro Ameriqen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *