Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se në periudhën 10-23 korrik janë regjistruar 19 raste pozitive me COVID-19.
Ky institut rekomandoi disa hapa për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, përfshirë praktikumin e higjienës së mirë personale dhe kolektive, qëndrimin në ajër të pastër, testimin për koronavirus si dhe vaksinim me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur.
IKSHPK-ja rikujtoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore më 5 maj 2023.
Megjithatë, raste me koronavirus – që për herë të parë u shfaq në Vuhan të Kinës në fundin e vitit 2019 – së fundi janë regjistruar në vende të ndryshme të botës dhe në kontinentin evropian.
Në janar të këtij viti, revista shnecore Lancet publikoi një studim rreth pandemisë së koronavirusit. Sipas gjetjeve të studimit pandemia ndikoi në jetëgjatësinë e njerëzve, pasi gjatë periudhës së pandemisë jetëgjatësia ra për 1.6 vjet.
Hulumtuesit e Lancet po ashtu vlerësuan se COVID-i ka shkaktuar 15.9 milionë vdekje gjatë viteve 2020-2021. Vdekjet u shkaktuan qoftë nga virusi apo nga pengesat e shkaktuara në sistemin shëndetësor si pasojë e pandemisë./ REL
CovIdjotët e vaksinuar po infektohen rregullisht.
Po o loqe po.
Ky i ngjan gripit, si te vaksinuarit ashtu dhe te pa vaksinuarit do semuren rregullisht.
Une per vete nuk jam vaksinu dhe jam infektu 3 here.
Heren e pare nuk kisha asnje shenje, te dyten isha pak sa keq, te treten e kalova shume lehte.
Ato te ashtequajtura vaksina nuk ndikojne fare ne ri-infektim.
Dil nji xhiro nga varrezat qe ta kuptosh ndikimin e te ashtuquajturave vaxina
Mos flit pa lidhje, perpiqu ta kuptosh ate qe ka thene tjetri.
Kjo qe thua ti nuk deshmon asgje. Varrezat mund te jene mbushur dhe per shkak te vete Covidit. Une personalisht njof 25-30 vjecare te cilet kane vdekur ose vazhdojne te vuajne pasojat e tij me ate qe quhet “Long Covid”. Asnje nga keta nuk ka qene i vaksinuar.
Nga Covid infekrohen njesoj si te pa vaksinuarit ashtu dhe ate qe jane vaksinu. Vaksina nuk te mbron por as nuk ti shton shanset per tu infektuar.
Problemi me ata qe vaksinohen eshte tjeter kund. Duke qene se jane eksperimentale akoma nuk dihen efektet anesore. Deri tani dihet qe shkaktojne probleme me zemren. Jane shtuar shume rastet e atakeve kardiake tek personat nen 40 vjec, vecanerisht meshkujt. Por ka kaluar shume pak kohe, efektet e verteta do i shohim 20-30 vitet e ardhshme.
Keta jan bidone komplet akoma vazhdojn me mashtrimin e dale boje e bome lecke