George Russell fiton GP-në e Belgjikës, raundin e katërmbëdhjetë sezonal të botërorit të F1. Në pistën Spa-Francorchamps, piloti i ekipit Mercedes i befasoi të gjithë me strategjinë me një ndalesë, ndryshe nga pjesa tjetër e makinave që ndaluan dy herë në box. Një zgjedhje e rrezikshme, por që shpërbleu britanikun që triumfoi përpara bashkëkombasit të tij Lewis Hamilton dhe McLaren të Oscar Piastri. Por fitorja ishte nën hetim dhe lumturia zgjati pak. Ë15 u gjet nën peshë gjatë kontrolleve teknike dhe Russel u penalizua, kështu që fitorja shkoi për Hamilton.
Ferrari përfundoi jashtë podiumit, me Charles Leclerc që e mbylli i katërti përpara Red Bull të Max Verstappen dhe McLaren të Lando Norris. Carlos Sainz u rendit i shtati, menjëherë pas britanikut dhe përpara RB20 tjetër të Perez.
Lexo më tej: “Botërorin 2021 ma vodhën”: Hamilton akuzon direkt dhe flet për të atin: “Në ditën më të vështirë ishte aty”
Finale e bujshme e GP-së së Belgjikës. George Russell u skualifikua sepse Mercedesi i tij ishte nën peshë, gjatë inspektimit pas garës. FIA kishte nxjerrë një dokument në të cilin delegati teknik Jo Bauer raportonte se Mercedesi i anglezit ishte 1.5 kilogramë nën kufirin minimal të peshës prej 798 kilogramësh. Drejtuesit e garës vendosën kështu të skualifikojnë anglezin që kishte fituar garën. Lewis Hamilton u shpall fitues i GP përpara Oscar Piastri dhe Charles Leclerc.
BREAKING: #BelgianGP winner George Russell has been disqualified from the race for an underweight car #F1 pic.twitter.com/SfEgH61NzG
— Formula 1 (@F1) July 28, 2024