Është identifikuar një nga autorët e vënies së eksplozivit në orët e para të mëngjesit në një banesë në Shkodër.
Sipas informacioneve, policia ka shpallur në kërkim shtetasin me L.M., dhe po punohet për kapjen e tij. Gjithashtu po punohet për zbardhjen e plotë ngjarjes dhe si identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:36, pranë derës së banesës të shtetasit R. G. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.