• |
ide | kryesore

“Është në një kuti”, Ahmetaj: Përgjim ambiental ku del familja e Ramës, afera 43 milionë euro nëpërmjet prestanomeve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës dhe një nga njerëzit me më shumë informacion brenda qeverice të Ramës, për shkak të detyrave qe ka mbajtur dhe afërsisë me Ramën, Arben Ahmetaj, ka treguar në rrëfimin e tij për Çim Peka Live se familja kryeministrore është përgjuar ambientalisht dhe ka regjistrime aferash korruptive të njerëzve famijarë të kryeministrit.

Biseda në studio:

Peka: AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës?

Ahmetaj: Doni fakte, doni oborrin e familjes së Edi Ramës. Meqë është futur tek familja ime, kanë kaluar derën në mënyrë të paligjshme. Shumë e kollajtë është të futesh brenda shtëpisë së një burri, nuk e di sa kollaj është të dalësh. Ja AKSHI ku është. Ka 8 muaj që investigohet, është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK, edhe mund ta zhdukin, por dikush e ka tjetër. Dikush e ka, dhe ai dikush më ka garantuar se një kopje e saj, është në një kuti. Kanë bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit tek AKSHI. 43 mln nëpërmjet prestanomeve.

Peka: Ka rënë familja e kryeministrit tek AKSHI në përgjim ambiental…

Ahmetaj: I është përmendur emri për shumë, shumë gjëra në atë përgjim ambiental. Nuk janë thashetheme. Dhe që atë ditë, ABS që ka qenë një prestanome e njerëzve të afërt të kryeministrit, prestanome, që ka marrë 43 mln, që është rritur në mënyrë të papritur, ju këput filli trak. Pse, se u thërrit në SPAK dhe deponoi. U thërrit në SPAK dhe deponoi. Çfarë ka thënë në SPAK unë e di. Me siguri edhe kryeministri e di. Deri sa e di unë, sigurisht që e di dhe kryeministri. Këtu janë 43 mln. Dhe tani është në kontroll të dikujt tjetër. AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…


10 Comments

  1. Pirdh pirdh se lirohesh.
    Kuptuat gje ju o popull??
    Hape gojen o bythqir fol troc. Se keto jan pallavra. Nxirr prova me vler, per ne gjykat.
    Si tha un do flas.. Foli nje mut.

    1. fakti eshte brenda.qenveria e psikopatit dhe superhajdutit,pas kesaj interviste te drejtperdrejt,duhet te futet ne burg,si organizat e strukturuar kriminale.

    2. Haha 😂 ështe në një kutie kallquku, a po hekurit??? ky spodhjakë hajdut ordiner ështe një njësoj si ,Meta, Rama me njerzit e tyrë dhe Saliu me familjë, e ti kriminale… SPAK jemi me ju, na shpetoni nga këta bandit ordiner. Ik o mi tiger dhe ha biftek tani se ke folë një mut…

  2. Posi the fatmir xhafa njeri me dinjitet o fisqir. Po thuhet nje gje e till ? Ti nxirrja rames te gjitha po jo te mbrosh xhafen bracen pandelin se fundja edhe ti pjes e grupit ke qene. Vetem per dinjitet mos flisni

  3. Qenka ne nje kuti!!!!
    Ding Ding… Ding Ding… Ca te ket ne kuti…. Ding Ding…..
    Hahahahah hajde telenovel hajde.
    Na kenaqi. I tha te gjitha.
    Neser bie qeveria.

    1. Te thote pra ka pergjim te Linda Rama ose Rea Xhillari te pazareve korruptive qe ato bejne si familja e KM!

  4. Pse çar donit të thoshte më tepër. Pastaj do vazhdojë më tej me intervista sepse kështu gryet shkëmbi, pak e nga pak!!

  5. Hajduti do te mbaje dpeng hajdutet. Mesa duket ka pare shume filma ky. E mbanim per me te zgjuar po keta qekan nallbane fare. Mjere ne dore te budallenjve te ligj qe kemi rene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *